Dritani: Gruaja me vdiq ne duar, paaftesia e mjekeve eshte e madhe
Dritan Osmani, 27 vjec, eshte bashkeshorti i Enkelejdes. Ai dje ishte prane gruas se tij ne pritje te daljes nga spitali dhe te kthimit ne banese me femijen e sapo sjelle ne jete. "Po nxirrja ne korridor se bashku me nenen, kur na ra ne krahe. Thirra per ndihme dhe ndodhi ajo qe ndodhi. Une jam peshkatar, por di te them se mjeket nuk bashkevepruan ne kete rast per te shmangur ate qe ndodhi. Ata nuk i dolen te keqes perpara", shprehet Dritani. Madje ai akuzon bluzat e bardha per paaftesi, pasi lejuan qe gjendja te shkonte deri ne fatalitet per Enkelejden. "Iku ne moshe te re dhe nuk e meritonte kete trajtim, kete fund. Nuk mund te flasim pa dale ekspertiza. Po nje gje e them me bindje, paaftesia e mjekeve eshte e madhe. Askush nuk me heq mendjen se ime shoqe ne rrethana te tjera do te ishte gjalle dhe me djalin ne duar. Tani me falni, nuk mundem me...", perfundon 27-vjecari i perlotur dhe qe i drejtohet grupit te familjareve.