E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, sherri për gërvishtjen e makinës, 1 person vdes pasi goditet me mjete te forta

TIRANË- Vritet me sende të forta një person pas sherrit për gërvishtjen e makinës. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30 minuta të ditës së sotme pranë fushës “Ali Demi”, Tiranë.

Viktima mësohet të jetë shtetasi Gëzim Karaj, i cili humbi jetën rrugës për në spital.

Burime nga policia e kryeqytetit konfirmojnë se vrasja ka ndodhur pas një sherri mes viktimës dhe autorit. Dëshmitarët i rrëfyen policisë se konflikti ndodhi si shkak i gërvishtjes së një automjeti i cili ishte parkuar.

Ende nuk dihet nëse autori i vrasjes ka qenë një person apo disa persona, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›