E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dritat cmime te larta per borxhet e KESH e OSSH

Enti Rregullator i Energjise ka edhe dy jave afat per te vendosur nivelin e ri te tarifave te energjise elektrike per vitin 2011.

Te tria kompanite KESH OSSH dhe OST propozojne rritje te cmimit duke dhene argumente te ndryshme qe lidhen kryesisht me shpenzimet e larta.

Ndikimin me te madh ne ndryshimin e tarifes pritet ta jape oferta e KESH dhe OSSH pasi te dyja pretendojne rritje te cmimi ne nivele te konsiderueshme me qellim arritjen e objektivave financiare.

Borxhet jane shkaqet kryesore qe nxisin kompanite te japin nje oferte te kripur per konsumatorin shqiptar konkretisht 3-5 leke/kilovati nga KESH dhe mbi 10 leke/kilovati nga CEZ.

Drejtori i pergjithshem i KESH-it Engjell Zeqo tregon per Shqip situaten financiare ku ndodhet aktualisht kompania qe edhe pse me ritme te larta eksportesh dhe te ardhurash duket se nuk i ka likuiduar te gjitha detyrimet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›