E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leter Renes

Njerezit qe me pikellojne me shume ne komentet mbi Tartat jane ate qe pyesin Ke zgjidhje per kete Me pikellojne sepse keta njerez jane si une. Ata e dine ate qe po shkruaj thjesht e verifikojne dhe te dikush tjeter.


Atyre u duhen zgjidhjet. Si ta zgjidhim kete te keqe qe na ka kapur per fyti Dhe ne blogje te tjera tek Perpjekja e Lubonjes per shembull ka vazhdimisht njerez qe pyesin me padurim ke zgjidhje per kete Nje nga keta eshte dhe Rena. Ne nje koment per nje nga Tartat e vjetra shkruante Kete e dime Ti a ke ndonje zgjidhje.


Une e kam nje zgjidhje. Por qe tju jap zgjidhjen qe ti jap Renes zgjidhjen kunder te liges duhet tju them me pare ca gjera. Ne fakt do tia them Renes. Dhe nuk kam forme tjeter pervec asaj klasikes duke i shkruar nje leter qe fillon si te gjitha letrat. E dashur Rena


E DASHUR RENA JAM I TREMBUR


Jam i trembur nga ajo qe verej perdite. Ngado kthej koken shoh korrupsionin e frikshem dhe jo thjesht ate te parave se ai ekziston gjithandej ndonese jo ne permasa si te ne. Ajo qe me frikeson eshte se ne na eshte korruptuar shpirti.


do gje e jona eshte e korruptuar muzika qe degjojme eshte e korruptuar lajmet qe degjojme jane te korruptuara figurat publike jane te korruptuara fama eshte e korruptuar konkurset jane te korruptuara mandatet politike jane te korruptuara baret tona jane te korruptuara ligjet tona jane te korruptuara gazetaret jane te korruptuar madje me keq - jane milionere dhe te korruptuar gjuha na eshte korruptuar te rinjte jane te korruptuar te pasurit jane te korruptuar te varfrit mezi po presin te korruptohen menyra si dashurojme eshte e korruptuar menyra si mendojme dhe menyra si jetojme eshte e korruptuar.


Ne jemi shoqeri e kalbur nga brenda e nga jashte. Mishrat tona po bien si pllakat e hotel Dajtit.


E DASHUR RENA MUA M VJEN TURP


me vjen turp qe jetoj ne nje vend ku njeriu shkelet me kembe perdite ne nje menyre a nje tjeter si te ishte bageti.


Njeriu vidhet nga shteti i vet shpronesohet dhunohet rrihet prej badigardesh rrihet prej fanatikesh grabitet prej kompanive te medha kercenohet ne cdo lloj forme qe kemi pare neper filma - sa seriozisht i paskemi pare - dhe Porta e Ligjit eshte fare e mbyllur per ata qe jane poshte dhe e hapur kanat per ata qe jane lart.
Me vjen turp qe jetoj ne nje vend ku ekziston termi pronari im.


Njerezit thone pronari im ne vend te pronari i ndermarrjes sepse ai vertet eshte skllavopronari yt qe te flak kur te doje e si te doje pa te dhene as leket e rroges se fundit edhe te godet po te doje mund te te shkaterroje jeten e te beje qe askush nga pronaret verdalle mos te te marre ne pune.


Mua me vjen turp qe jetoj ne nje vend ku njerezit me te pavlere shoqerisht bejne ligjin permes dhunes parase e pushtetit te perfituar ne formen me te padrejte as me trashegim e as me kualifikim por sepse ua dha dikush meqe ishin farefisi i dikujt. Nje vend ku te pavleret bejne cdo gje per te eliminuar deri edhe nga fushepamja e tyre te shkolluarit te aftet e te kualifikuarit thjesht sepse keta i bezdisin me aftesite e tyre.


E DASHUR RENA MUA M DHEMB


mua me dhemb qe ky vend pasi shkaterroi ne burgje politike mijera njerez akoma nuk gjeti nje forme tu shperbleje vuajtjet madje as te thote nje me falni zyrtare e ska per te gjetur. Ne emer te tyre u moren vota e prona po ata mbeten pergjithmone jashte sistemit.


Te kujtohet Silence of the Lambs Zeri i tyre Klarise do na ndjeke pa pushim. Mua me dhemb kur shoh qe ata qe kishin pushtetin para 90-s pse jo edhe ata qe kane bere dhe krime e kane prape sot linja e tyre e parave dhe e gjakut mbeti e paprishur. Njeriu nuk mund te gjykohet per krimet e eterve.


Por ashtu si berlinezet sot jane nje popull i perunjur per shkak te ndjeshmerise per krimet te gjysherve te tyre naziste une nuk pashe ndonje bir ti vinte turp per krimet e te atit komunist. E kunderta. Bijte jane aty krenare ne maje te piramidave te pushteteve duke marre vendime per te sotmen te nesermen e te shkuaren.


Zeri i atyre te tjereve Klarise zeri i te pafajshmeve ne thertoren e ndergjegjes do na ndjeke perjetesisht. Por jo te gjitheve. Vetem neve qe jemi poshte. Zeri i tyre nuk arrin ne maje te piramidave te pushtetit. Me vjen turp se dikush rrnoi vetem per me tregue por per fat te keq nuk mbeti thuajse askush per ta degjuar historine e tij.


E DASHUR RENA UN NUK BESOJ


une nuk besoj se kete korrupsion mund ta zgjidhim me ligje sepse ligjet ne leter jane. Une nuk besoj as se ky eshte fati i vendeve te vogla sepse ka vende me te vogla se ne qe jane me njerezore se ne.


Une nuk besoj as te supermenet edhe nese keta rrine tere naten pa gjume duke levizur personalisht vete ne terren sepse supermenet vjen nje moment kur besojne se jane vertete supermene dhe ky eshte fundi i tyre.


Une nuk besoj as ne pozite e as ne opozite as ne grupe rinore e as ne shoqeri civile sepse kam pare opozitat te nderrohen ne pozita dhe te vazhdojne pa te keq te ngjyejne luget e tyre te floririt ne corben e turbullt te mitmarrjes kam pare te rinj qe dukeshin sikur do sillnin ndryshimin dhe me te ardhur ne pushtet beheshin me te keqij se te vjetrit kam pare flamurtaret e shoqerise civile te korruptoheshin me nje shpejtesi kolere.


Une nuk besoj me as ne te diplomuarit jashte shtetit sic besoja dikur se do vinin e te sillnin mentalitet perendimor ne periferine tone te varfer. Ata erdhen dhe u konfirmuan ose mbeten pa pune.


Me rezulton se ky vend edhe te huajt arrin ti konvertoje ne te korruptuar shpirterore e fizike jo me te vetet.


Lubonja shpreson se ndoshta globalizmi do na detyroje ne te ndryshojme per mire. Forca nga jashte. Une as kete nuk e besoj. Kur nuk ndryshuan dot Siciline per 70 vjet...
Une nuk besoj me ne kete sistem sepse nuk besoj me tek njerezit. Atehere ti do mendosh se nuk paska zgjidhje. Ne fakt ka. Por do te ta them ne fund.


E DASHUR RENA REVOLUCIONIN NUK DO TA JAPIN N TELEVIZION


revolucionin nuk do ta japin ne televizion. Sepse sic ka thene nje lider i sotem mbeshtetja blihet. Dhe revolucioni i te ndjeshmeve ne kete vend - edhe sikur te ishim aq shume sa te benim revolucion - nuk do kish mundesi ta blinte kete mbeshtetje.


Ajo qe ndodhi ne 90-en ishte nje fare revolucioni. Kishte endrra pse jo dhe ideale. Derisa pame qe endrrat e idealet e disave u shnderruan ne lopatat me te cilat disa gjeten Eldoradon E TYRE ekonomike e politike per te mbyllur portat per te gjithe te tjeret.
E dashur Rena revolucionin nuk ka kush ta beje.


Me te miret prej nesh kane ikur e nuk kthehen me ne kete vend. Kane ikur sepse ndjeshmeria e tyre nuk mund ta perballonte ligesine padrejtesine e gjirizin qe na rrethon. Kemi mbetur ne qe kemi frike te ikim apo qe durojme ca me shume derisa te ikim dhe ne nje nga nje e ne kete toke te mbeten vetem thaset e plehrave te ardhura nga Italia. Bashke me gjelat me veshje firmato qe do kendojne maje tyre.


E Dashur Rena revolucioni nuk na duhet me. Nuk na duhet sepse cdo revolucion ne kete vend me vorbullen e vet vetem do nxirrte akoma me teper llum ne siperfaqe.


Ne si shoqeri jemi akoma ne stadin mental te viteve 36 kur Shqiperia ndahej ne shegerte e zotnij kur femrat ishin ose ne sallone ose te ndryme ne shtepi kur kishte oborr mbreteror ne qender e malarie ne periferi kur Migjeni botonte vargjet e lira dhe Konica thoshte Shqiperi te kam dh ste kuptova asnje here.


E vetmja gje qe ka ndryshuar nga vitet 30 eshte qe monoklat jane zevendesuar me Blackberry dhe karrocat me BMW. Ndaj vend per revolucion nuk ka. Ka vetem vend per ndonje ze te censuruar ne gazetat e Tiranes dhe per kater femije qe vdesin ne gjume nga mungesa e korrentit.


E DASHUR RENA NJ ZGJIDHJE KA


nje zgjidhje ka edhe pse pas gjithe ketyre qe te shkrova e dashur Rena ti nuk ke as fuqi te me thuash po une keto i dija. A ke zgjidhje Kjo qe ne ndjejme perdite eshte qe tek ne as vend per shprese me nuk ka.


Por ka nje zgjidhje. E vetmja.


E vetmja zgjidhje e dashur Rena eshte rizgjimi. Rilindja apo ndricimi nuk di cemer ti ve asaj qe anglezet e quajne enlightment. Asnje fjale shqipe nuk i rri mire kesaj enlightment mbase sepse ne nuk e kemi perjetuar kurre si komb pervec nje driteze te vogel ne vitet 30 mbase. shte si termi liri qe kultura kineze nuk e permban apo si fjala mirazh qe fjalori groenlandez nuk ka si ta kete.


Enlightment e dashur Rena nje rizgjim shpirteror intelektual e njerezor kjo eshte e vetmja zgjidhje.


Deri dje personalisht e kisha bjerrur shpresen. Por ka ca kohe qe lexoj shkrime qe me pelqejne nga njerez qe duan te ndryshojne veten te paret e bashke me veten edhe shoqerine. Ka disa muaj qe lexoj artikuj apo blogje nga njerez te preokupuar shoh shenja ndjeshmerie njerezore shoh individe qe nuk duan me te vazhdoje keshtu. Kjo me jep shprese.


Zgjidhja fillon jo kur te pelqen nje shkrim.


Zgjidhja fillon kur ai qe ul me buton xhamin e makines dhe flak nje kanace ne rruge te ndjeje qe eshte i pacivilizuar nga shikimet e te tjereve rrotull tij e ti vije turp. Kur nje minister i perfolur per korrupsion te kete turp te dale ne rruge nga shikimet e njerezve e femijet e tij te kene turp te shkojne ne shkolle.


Rizgjimi do te ndodhe kur ti e para une e ata afer nesh te fillojme te ndryshojme. Kur une i pari jo vetem shkruaj por dhe pushoj se dheni makines ne menyre agresive. Duke respektuar dike qe kalon rrugen ne kembe.


Prandaj mos me pyet me zgjidhje a ke. Zgjidhjen e ke ti e para ata afer teje e bashke me ty te tjeret. Rruge tjeter ska. Duke ndryshuar veten do ndryshojme boten. Do te rizgjojme njeri-tjetrin ngadale si te ishim njerez qe po fleme ne mes te fushes.


Edhe pse mund te na duhet te presim gjate. Ka njerez qe nuk do te zgjohen kurre ose qe do te zgjohen teper vone. Jeta per ta eshte vetem pub dhe Facebook. Por disa mund te rizgjohen. Le te fillojme me ta.


E dashur Rena


Mos u tremb e mos ki turp. Dhimbja te ben me njerezore dhe besimi eshte arma kunder se liges. Dhe mos u shqeteso nese Revolucioni jone nuk do te dale ne TV meqe TV-te i kane ATA. Bob Marli ka thene Ti mund ti mashtrosh ca njerez per ca kohe po nuk mund ti mashtrosh te gjithe njerezit per tere kohen. Rizgjimi ka nisur. Tek ty...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›