E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi samitin e NATO-s

Samiti i NATO-s dhe takimet Shtetet e Bashkuara-Bashkimi Evropian e pasqyrojne te verteten e perhershme te politikes se jashtme amerikane se marredheniet tona me aleatet dhe partneret tane ne Evrope jane gurthemel i angazhimit tone ne bote nxites i bashkepunimit global.


Me asnje rajon tjeter Shtetet e Bashkuara nuk kane aq vlera interesa aftesi dhe synime te perbashketa. Marredheniet trans-atlantike mbeshtesin miliona vende te punes ne SHBA dhe Evrope dhe formojne themelin per rimekembjen globale ekonomie.


Si aleance e kombeve demokratike NATO-ja e siguron mbrojtjen tone kolektive dhe e ndihmon forcimin e demokracive te reja. Evropa dhe Shtetet e Bashkuara punojne se bashku per ta parandaluar perhapjen e armeve te shkaterrimit ne mase per te promovuar paqen ne Lindjen e Mesme dhe per tu perballur me ndryshimet klimatike.


Perpjekjet e fundit per te hedhur ne ere aeroplanet transatlantike tregojne se ne bashkepunojme ngushte cdo dite per te parandaluar sulmet terroriste dhe per ti siguruar qytetaret tane.


Thene thjesht me jemi partneri me i ngushte i njeri-tjetrit. As Evropa dhe as Shtetet e Bashkuara nuk mund te konfrontohen me sfidat e kohes pa njeri-tjetrin.
Prandaj keto samite jane nje mundesi per ta thelluar bashkepunimin edhe me tej dhe per te siguruar se NATO-ja aleanca me e suksesshme ne historine e njerezimit te mbetet po aq e rendesishme ne kete shekull sa ishte ne shekullin e kaluar.


Ne mund ti bashkojme perpjekjet tona per tranzicionin ne Afganistan megjithese mbetemi te perkushtuar ndaj popullit afgan.


Koalicioni yne ne Afganistan i prire nga NATO-ja perbehet nga 48 vende perfshire kontributet nga te gjitha 28 vendet anetare dhe 40 mije trupat nga vendet aleate dhe partnere sherbimin dhe sakrificen e te cilave ne e nderojme. Perpjekja jone e perbashket eshte thelbesore qe terroristeve te mos u lejojme te kene vendstrehime te sigurta por edhe qe ti permiresojme jetet e afganeve.


Me arritjen e forcave shtese te koalicionit ne dy vitet e fundit me ne fund e kemi strategjine dhe resurset per ta ndalur hovin e talibaneve per ti privuar kryengritesit nga vendstrehimet e tyre per ti trajnuar forcat afgane dhe per ti ndihmuar popullit afgan.
Ne gjithashtu duhet te forcojme nje sere kapacitetesh te nevojshme per ti mbrojtur njerezit tane sot dhe per tu pergatitur per misionet e neserme.


Ndersa po i modernizojme forcat tona konvencionale ne duhet ta reformojme strukturen komanduese te aleances per ta bere me efektive ne mbrojtjen e territorit dhe njerezve te Evropes si dhe te forcave amerikane te stacionuara atje. Pervec bashkepunimit me te madh ndermjet aleateve ketu ka mundesi per bashkepunim edhe me Rusine e cila gjithashtu kercenohet nga raketat balistike.


Pervec kesaj ne mund te punojme se bashku per ti krijuar kushtet per reduktimin e arsenaleve berthamore dhe per te ecur ne drejtim te vizionit qe e nenvizova ne Prage vitin e kaluar nje bote pa arme berthamore.


Perderisa te ekzistojne armet e tilla NATO duhet te mbetet aleance berthamore ndersa une e kam bere te qarte se Shtetet e Bashkuara do ta mbajne arsenalin e sigurt berthamor per te zmbrapsur cdo armik dhe per te garantuar mbrojtjen e aleateve tane.
Ne Lisbone ne mund te vazhdojme ta farkojme partneritetin pertej NATO-s qe eshte shtylla e sigurise globale.


Ne duhet ti mbajme hapur dyert per demokracite e reja evropiane te cilat i plotesojne standardet per anetaresim ne NATO. Ne duhet ta thellojme bashkepunimin me organizatat qe e plotesojne fuqine e NATO-s si Bashkimi Evropian dhe Organizata per Siguri dhe Bashkepunim ne Evrope.


Ne Lisbone ne gjithashtu mund ta bejme te qarte se NATO e sheh Rusine si partner jo si kundershtar. Ne mund ta thellojme bashkepunimin tone ne Afganistan ne luften kunder narkotikeve dhe sfidat e shekullit XXI.


Per me shume se gjashte dekada evropianet dhe amerikanet kane qendruar prane njeri-tjetrit ne saje te punes se perbashket per ti cuar perpara interesat tona dhe per ti mbrojtur lirite tona si shoqeri demokratike.
Derisa bota ka ndryshuar ashtu ka ndryshuar edhe aleanca jone dhe si pasoje ne jemi me te sigurt dhe me prosperues.


Ky eshte qellimi yne ne Lisbone ta rivitalizojme aleancen tone edhe nje here per siguri dhe prosperitet ne dekadat qe vijne.

President i SHBA-ve / Botuar ne Nee York Times

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›