E Enjte, 5 Nëntor 2026

Dritë jeshile nga Parlamenti Holandez, Xhaçka: Njohje e merituar e reformave tona

Parlamenti holandez i ka dhënë ‘OK’ Shqipërisë, duke kërkuar mbajtjen sa më të shpejtë të Konferencës së parë Ndërqeveritare. Lajmi është dhënë nga Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, duke e cilësuar këtë një lajm të mirë dhe njohje e merituar e reformave të ndërmarra deri më sot nga vendi ynë.

“Parlamenti i Holandës sapo votoi “Po”! Dritë jeshile nga Parlamenti Holandez! Shqipëria i ka përmbushur kushtet dhe është gati të mbajë Konferencën e parë Ndërqeveritare. Një lajm shumë i mirëpritur dhe një njohje e merituar e reformave tona”, shkruan Xhaçka në twitter.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›