Kryeministri Rama i shkon në shtëpi ish-Presidentit të Francës, Sarkozy

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkuar në Paris për të takuar ish-Presidentin e Francës, Nikolas Sarkozy. Zoti Rama thotë se e ka mik special Sarkozinë, teksa i ka shkuar në shtëpi këtij të fundit. Ai tregon se me të këshillohet për sfidat e Shqipërisë e rajonit në rrugën e zhvillimt ekonomik, social e integrimit në BE. “Me një mik special në shtëpinë e tij në Paris, presidentin Nicolas Sarkozy, me të cilin kam privilegjin të këshillohem për sfidat e Shqipërisë dhe rajonit tonë, në rrugën e zhvillimit ekonomik e social, e të integrimit europian”, shkruan Rama.