E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vendimi i Parlamentit holandez, Rama: Mbaruan zgjedhjet atje, Shqipëria u zhbllokua

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas lajmit se në Holandë edhe parlamenti është dakord me Qeverinë për të mbështetur hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

“Parlamenti holandez mbështet thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri- BE, për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim. Jua kisha thënë, pa u bërë zgjedhjet atje nuk kemi çfarë presim dhe ja, zgjedhjet mbaruan, Shqipëria u zhbllokua.  Sidoqoftë faleminderit me mirënjohje se s’ka kohë për pushim”, shkruan zoti Rama në Facebook.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›