E Shtunë, 31 Tetor 2026

Driteroi per Piramiden

Te ikim nga marrezia e shembjes

Ta transformojme lsquogodinen e kokes e jo te shembim godina kjo eshte fjala e fundit e Driteroit qe i shtohet debatit per shembjen apo tjetersimin e godines se Piramides aktualisht Qendra Nderkombetare e Kultures dhe ku gjenden disa institucione mediatike apo zyra te ndryshme. Ne qetesine e baneses se tij shkrimtari i shquar qe po prek ngadale-ngadale te 80-at e jetes se vet ndjek me vemendje ditet e paqeta te Tiranes dhe sidomos zhurmnajen politike te vendit. Nervozizmin qe i japin veprimet dhe deklarimet e mbrapshta e shnderron ne nje refleksion te urti. I tille eshte edhe ai qe sjell ne biseden ekskluzive per Shqip dhe qe lidhet me deklaratat e fundit per shembjen e Piramides ne Tirane por qe shpalos edhe disa kujtime te cilat thuhen publikisht per here te pare.

Kjo prishje eshte nje marrezi

Ditet e fundit eshte artikuluar nga politika ideja e shembjes se Piramides dhe ndertimi aty i nje parlamenti te ri per vendin. Cili eshte mendimi juaj per kete vendim qe ka ngjallur debat te ri

Une e di qartesisht dhe e di mire se pas kesaj bisede qe po bejme bashke do te thone se autori ka nostalgji per kohen e komunizmit dhe vecanerisht per Enver Hoxhen. Kjo sepse une tani 79 vjec i kam kaluar dhe hyj ne te 80-at si dhe kam jetuar pjesen me te madhe te jetes sime ne socializem duke qene nje njeri aktiv edhe ne ate kohe ne letersi ne publicistike dhe ne politike duke qene edhe komunist ne forume te larta sic kam qene edhe anetar i Komitetit Qendror. Atehere disa njerez ose shume njerez vecanerisht ata qe kane deshire te ngacmojne politikisht do te thone qe Driteroi po shikon me mallengjim ate kohe dhe ka deshire ta kete Piramiden perpara syve dhe te rrije perpara kesaj piramide dhe te mallengjehet. Do te thone se ka qene kryetar i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve dhe disa shkrimtare e kane pesuar edhe per fajin e Dritero Agollit. Por pavaresisht se cfare do te thone une mendoj se prishja e Piramides eshte nje hap i pamenduar mire. Kjo sepse ajo nuk eshte nje kasolle e vogel apo nje shtepi tradicionale qe edhe mund te prishet por eshte nje ndertese teper e madhe aq sa e quajne edhe Piramide. Keshtu qe prishja e kesaj eshte nje marrezi ate mund ta transformosh mund te besh te tjera gjera brenda por jo ta prishesh nga themelet. E para sepse kjo piramide eshte ndertuar nga populli nga taksat e popullit. Atehere nuk quheshin taksa por ishin taksa te fshehta hynin ne ate rroge qe merrnim ne sepse nje pjese e rroges mbahej. Keshtu qe nje ndertese e tille nuk eshte bere me parate e Enver Hoxhes apo me parate e ndonje pjesetari te familjes se tij ajo ishte nga taksat e popullit dhe u be nje ndertese qe te mbetej si monument sepse atehere mendohej se komunizmi do te triumfonte dhe nuk do te kishte vdekje.

Eumlshte hapur nje debat per kete objekt i cili sipas eksperteve perben ne vetvete nje model arkitektural ne metropol. Mesa duket kemi nje perballje te re me ceshtjen e vlerave qe percohen nga njera kohe ne kohen tjeter

Ky debat eshte realist sepse veprimet per te mos ekzistuar ajo si ndertese jane per nje arsye tjeter nuk jane sepse kjo ndertese ia prish pamjen qytetit. Perkundrazi ai eshte nje monument te cilin do ta shohin si te vecante edhe njerez te huaj qe do te vijne ta shikojne Tiranen. Edhe ne Paris u ndertua nje qe quhet Piramide ne vitet lsquo60 dhe si e tille u mendua atehere qe te kete nje ndertese ndryshe ne kete qytet. Kam qene aty ka edhe biblioteke teater salle per aktivitete dhe njerezit dhe te huajt e vizitojne si te tille. Mirepo ketu te ne ka nje gje te cuditshme qe nuk luftojme per transformimin e ndergjegjes per ta edukuar njeriun me keto elemente te demokracise por syri na vete te keto materiale qe shohim. Se ne nuk hyjme ne mendjet e njeriut. Qe te largohesh nga komunizmi kjo gje duhet te nise nga mendja se cka brenda koka. Se edhe koka nga brenda eshte me piramida eshte labirinti me i madh. Ne nuk hyjme ketu per ta permiresuar kete tru per nje demokraci te vertete dhe te mire ku te pakesohet varferia dhe te rritet mireqenia. Ndersa ne mendojme per ato qe jane ndertuar dikur qe i ka bere nje shoqeri tjeter dhe duhet ti prishim ato qe ta harrojme kete kohe. Por mendja do te thote piramide edhe kur ajo te rrezohet dhe po te behet parlamenti ne do i themi atij vendi ish-Piramida. Madje ketij vendi nuk kam degjuar ndonjehere ti thone muzeu i Enver Hoxhes por i thone thjesht Piramida sepse eshte nje fjale.

Historia e pathene per castin kur lindi ideja per muzeun e Enverit

Nuk jam ne asnje menyre per shembjen jam per transformimin. Ketu dua te tregoj nje histori qe nuk eshte thene nga askush. Pas vdekjes se Enver Hoxhes u be nje mbledhje ne Komitetin Qendror ku isha dhe une i ftuar bashke me disa njerez te kultures. Aty u tha qe do te ndertohej nje muze per Enver Hoxhen dhe na treguan se projektet kishin nisur per kete veper dhe po pergatitej nje veper madheshtore. Ne ate mbledhje ishin sekretare te Komitetit Qendror njerez te shquar ata qe kishin mbetur pas Enver Hoxhes. Une thashe qe me mire muze te behet shtepia ku ka jetuar Hoxha qe nga lsquo44-ra pas clirimit ketu ne Tirane dhe pikerisht aty do te ishte shume mire sepse eshte intime dhe do te kishte me shume kujtime sic ishin sendet qe kishte perdorur etj. Kjo sepse ky muze i ri mund te kushtoje. Kjo sepse me tha nje miku im qe kisha qe ishte anetar i Komitetit Qendror por nisur nga fakti se fjala e shkrimtarit ishte me e lire ai nuk donte vete se mos ia merrnin per ters... Tani ka vdekur. Edhe une e thashe kete gje pastaj u ngriten disa qe thane se per Enverin nuk mund te kursehej dhe se kjo do te behet patjeter. Madje une u vendosa ne pozite te veshtire dhe thashe me vete pse e degjova kete shejtan cmu desh qe e thashe kete fjale sepse behej fjale per lsquo85-n... Dhe me pas aty u be ajo ndertese qe tani do te prishet...

Per ate kohe dhe se cndodhi me pas kam edhe nje histori tjeter. Pasi kishte vdekur Enveri dikush nga Komiteti Qendror me kerkoi te coja edhe une si shkrimtaret e tjere qe kishin botuar kolanat e veprave te tyre nje kopje te kolanes sime me autografe. Une i thashe atehere atij se si mund te shkruaje tani autograf per Enverin qe ka vdekur. Kjo nuk shkon dhe keshtu ndodhi une nuk i cova. Atje kishte nje biblioteke me libra te dhuruar per Enver Hoxhen qe me pas nuk di se cu bene. Une kisha turp te coja vepra per Enverin te Piramida dhe nuk i cova.

Une me origjine jam fshatar dhe fshatari ka droje per keto gjera. Dhe se bera megjithese ka disa rezistenca fshatari qe lekuren e ka shume te trashe nuk i shpohet kollaj por turpin e ka te madh. Edhe eshte pak oportunist fshatari se eshte njeri i zgjuar dhe thote lere dalengadale kete pune sic leron token sic piqet domatja. Nuk piqet menjehere domatja do kohen e vet. Dhe nga kjo ane une nuk ia dergova. Kur i vune ata librat me thote nje sekretar i partise qe ti beja nje autograf shokut Enver dhe nuk ia bera. Te vetmin autograf ia kam dhene Mehmet Shehut jo se kisha ndonje inat me ta por kisha inat me veten pse isha kaq i ndrojtur.

Ne nuk mesojme nga historite e dhimbshmehellip

Kjo godine te rregullohet brenda dhe te behet sic jane marre tre-kater vendime te tjera. Njehere te behet si nje qender e artit kultures teatrit etj. njehere te behet vetem teater... Me duket se keshtu jane marre disa vendime qe me kujtohen. Por esenca e tyre ka qene qe ky objekt te ndryshohej brenda perbrenda dhe jo te prishej nga themelet. Por kjo ndodh sepse ne nuk mesojme nga historia. Historia eshte ajo qe te meson per shume gjera qe te ndihmon te rregullosh shume gjera ashtu sic kane bere te paret ndonje gabim dhe jo vetem nje por me mijera gabime sepse pa bere gabime nuk gjen te verteten. Gabime kane bere edhe shkencetaret. Keshtu per te arritur te Teorema e Pitagores jane bere me mijera gabime duke bere dhe duke prishur derisa te gjendej e verteta. E di ti qe per te arritur ne rezultatet qe 1-2 bejne 3 ose 1-1 bejne 2 jane bere me mijera gabime Por problemi jone eshte qe ne nuk mesojme nga historia. Ne ne kohen e socializmit prishem varrin e Nenes Mbretereshe ne e hodhem ne ere me dinamit. Pse duhet ta benim kete Nuk eshte e thene qe te ktheheshim ne mbreteri por te pakten nje kujtim te kesaj kohe ta ruanim. Prishem dhe hodhem ne ere Kishen e Vaut te Dejes qe ka qene nje monument i rendesishem kulturor por ne vitet lsquo66-lsquo67 anetaret e komitetit te Shkodres me iniciativen e tyre kerkuan qe te gjitha keto monumente te hidheshin ne ere me idene se do te lavderoheshin nga kjo. Atje ka qene dhe Ndre Mjeda dhe ka shkruar aty. Kjo kishe do te sherbente si monument edhe vetem per kete fakt. Nuk kishte urdher qe ajo te hidhej ne ere dhe ne momentin kur kjo ndodhi u kritikua si nisem por kjo nuk kishte ndonje rendesi sepse kjo gje kishte mbaruar. Po fjala vjen disa objekte u mbajten dhe nuk u hodhen ne eren. Ku eshte akademia sot Atje jetonte Ahmet Zogu nuk ishte shtepia e tij e vertete po aty jetonte me qira por nuk u shemb. Po keshtu korpusi qendror i universitetit dhe godinat perqark po ta shikosh nga lart konfigurojne sepaten e Duces dhe u be nje diskutim se si do tia benim per kete simbol te fashizmit. Por pas diskutimeve u vendos qe ajo te mos hidhej ne ere dhe u la. Po te ishin ata me mendjen e sotme kjo godine do hidhej do prishej. Por kjo nuk eshte vetem te ne. Edhe ne Afganistan talebanet i prishen te gjitha objektet e krishterimit dhe ato te meparshmet. Cdo gje e hodhen ne ere. Kur kjo po ndodhte per kete ngjarje foli i gjithe shtypi nderkombetar duke i akuzuar se ata po prishnin kulturen e tyre. Keshtu qe nga keto histori ne nuk mesojme.

A mund te konsiderohet kjo si nje perballje e antikultures me kulturen

Po po. Nje perballje e atyre qe mendojne se kjo eshte nje antikulture. Pse do ta shembesh Cfare do ti lesh kohes qe vjen pas 100 ose 200 vjetesh Duhet ti lesh keto ndertime qe te tjeret te kuptojne se cka qene ky sistem pse i ka bere keto vepra

Si mund te ikim nga psikologjia e shembjes

Duhet te heqim dore nga politizimi i objekteve nuk duhet tu japim shpirt objekteve. Duket sikur ajo Piramida do na flase ne do te na ngrihet naten e do na beje agjitacion do na levdojne Enver Hoxhen. Edhe kete drite qe shohim ne e kemi fale atyre hidrocentraleve qe jane ndertuar ne ate kohe. Po mos te ishte rreziku qe nga prishja e tyre do te kishte permbytje deri ne Vore atehere ato do te ishin shkaterruar me mina pse i kishte bere socializmi. Ne qytete dhe fshatra u zhduken shtepite e kultures kombinatet fabrikat me qendrimin se gjithcka duhet te nisej nga zeroja. Madje filluan te hiqnin edhe veshjet e digave me idene se nuk kishte asnje problem dhe nuk do te kishte permbytje. Madje ne vitet e para te pluralizmit me kujtohet nje deputet ne Kuvend qe tha Ku eshte bere elektrifikimi Cfare eshte bere Dhe une i thashe Ja kjo duket nga kjo drite qe kemi ne ketu sepse sic e sheh nuk jemi me qiri.

Ne duhet te heqim dore nga mentaliteti i vjeter i permbysjeve. Kur u be revolucioni francez Mbretit Luigji XVI ia prene koken por nuk ia zhduken pallatin mbreteror. Po keshtu kur u be Revolucioni i Tetorit nuk u prishen urat.

Besoni se kjo situate do te kalohet

Une mendoj se ne jemi teper kokeforte dhe mund te shembim qe te veje ne vend fjala jone por do te bejme gabim shume te madh. Keto gjera jane prone e popullit. Ti mund tu ndryshosh ketyre objekteve destinacionin por jo ti prishesh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›