Rama takim me Tavon. Deshton pajtimi

Ceshtja Tavo mbetet e pazgjidhur per Partine Socialiste. Deklarimet me sens zbutes te kreut te saj Edi Rama duket te mos kene dhene rezultatin e pritur sikurse edhe takimi i tij i djeshem me deputetin e Qarkut te Gjirokastres. Ne katin e dyte te bar-restorant Taiwan rreth ores 1615 kryetari i selise roze eshte pritur ne nje kafe nga deputeti i larguar Vangjel Tavo me te cilin ka zhvilluar nje bisede te hapur. Perfundimi i ketij negocimi personal te Edi Rames ka qene thuajse asgje per sa kohe qe ultimatumi i deputetit te Gjirokastres per Grupin Parlamentar te PS-se mbetet ne fuqi. Arsyet e largimit une ia kame bere te qarta permes nje letre zyrtare kryetarit te partise. Takimi i djeshem ishte me shume informues per situaten e krijuar por natyrisht mund te them se letra ime dhe kushtet e shprehura aty mbeten ne fuqi deklaroi Tavo per gazeten Shqip. Keshtu perpjekja e Rames e paralajmeruar dy dite me pare ne nje interviste televizive nuk ka sjelle asgje te re per nje ceshtje qe prek direkt kapacitetin e grupit parlamentar socialist per te kushtezuar vendimet dhe levizjet e qeverise. Me interes eshte edhe nje detaj qe flet shume per situaten e brendshme ne seline roze dhe qe lidhet me procesin e fundit zgjedhor ne deget e rretheve te zhvilluara gjate veres. Deputeti Vangjel Tavo ka pritur kreun socialist ne ambientet e kompleksit Tawian se bashku me ish-deputetin e Elbasanit Shkelqim Hysa i cili nuk eshte bere pjese e kafese mes kryetarit dhe te larguarit nga partia. E rendesishme ne kete element eshte pakenaqesia qe ajo percjell per vendimet e ekipit drejtues te PS-se sidomos ne drejtim te perzgjedhjes se njerezve per te drejtuar strukturat e bazes. Keshtu Hysa ka qene nje person shume i angazhuar ne zgjedhjet e fundit per deget e rretheve por qe nuk u mandatua. E njejta gje mund te thuhet edhe per zonen e Gjirokastres ku Vangjel Tavo ka shprehur si arsye kryesore te largimit mosmenaxhimin politik te tensioneve te krijuara mes tij dhe drejtuesit aktual te deges Flamur Bime. Thene ndryshe bastionet e PS-se te njohura si zona ku vota per kete parti nuk vihet ne diskutim po shihen nga ekipi drejtues i saj si bastione te deputeteve cka krijon nje prirje decentralizuese te pushtetit. Konflikti mes te zgjedhurve ne Parlament dhe atyre qe perfaqesojne pushtetin lokal te selise roze me lidhje te shkurtra me njerezit qe jane realisht pushteti i kesaj partie po percakton nje thyerje te re ne PS. Sesa e vertete eshte koniunktura delikate e krijuar brenda kesaj partie kete mund ta kuptosh edhe permes deklarimeve te vete Tavos i cili nuk ka munguar ti beje ato publike per shtypin. Qe une te kthehem ne vendin ku isha ne PS duhet qe kater kushte qe une ia kam cuar me shkrim kryetarit te Partise Socialiste duhet qe te marrin nje pergjigje deri ne daten 29 tetor. Jo vetem qe skam marre pergjigje por gjate kesaj kohe jane perpjekur qe te me marrin vetem qendrimin tim politik ne te ardhmen eshte shprehur ai disa dite me pare. Me domethenes eshte konstatimi i metejshem sipas te cilit ne Gjirokaster votat nuk na jane vjedhur. Ne Gjirokaster votat i kemi shitur nje pohim qe deshmon se pamja homogjene e PS fsheh nje klime te nderlikuar qe gersheton pakenaqesi dhe llogari qe nuk njohin kufij ideologjike.