Kukes gjurmet e vrasesit te kryekomunarit
Dy dite pas vrasjes se kryetarit te Komunes Terthore ne Kukes Remzi Veseli policia e Kukesit ende nuk ka nje piste te sakte hetimi. Grupi hetimor ne perberje te se cilit ka edhe eksperte te Tiranes po punon per te identifikuar autorin e mundshem ndonese ende nuk ka nje te dhene shume te sakte per te qartesuar te pakten nje piste per vrasjen. Nga burime te Drejtorise se Policise se Qarkut Kukes mesohet se ne vendngjarje jane gjetur tre gezhoja pistolete TT dhe dy plumba qe mendohet te jene shkrehur nga e njejta arme e cila ka qelluar mbi 40-vjecarin Veseli.
Skena e krimitMbremjen e vrasjes burime te policise ndonese jo zyrtare thane se viktima ndodhej ne shtepi brenda dhe dikush e ka thirrur jashte cka u mor si variant i vertete edhe nga njerezit e afert te viktimes. Pas ngjarjes te afermit e viktimes kane pohuar se 40-vjecari eshte gjendur i shtrire ne deren e oborrit duke menduar se ai kishte dale pasi dikush kishte trokitur ne dere. Por nje e dhene e re e policise sipas se ciles ne makinen e ndodhur ngjitur me porten e shtepise u gjet nje plumb qe duhej ta kishte qelluar viktimen hedh drite per nje prite qe i eshte bere kryetarit te komunes. Nderkaq i njejti burim ben te ditur se ne vendin e vrasjes jane gjetur bishta cigaresh te holla Slims te cilat ndoshta mund te sherbejne per te gjurmuar me tej vrasesin. Naten e krimit efektivet e policise kane gjetur edhe gjurme kepucesh ne afersi te murit ku mund te kete qendruar vrasesi pasi ate nate binte shi dhe ishte nje terren me balte.
ProvatTri gezhojat qe mendohet se u perkasin fishekeve qe jane zbrazur mbi kryekomunarin Veseli bishtat e cigareve qe mendohet se i ka tymosur vrasesi dhe gjurmet e kembeve te ketij te fundit perbejne te gjitha provat te te cilat hetuesit jane bazuar per te zbardhur ngjarjen e rende qe eshte habitshem shume e ngjashme me vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi ne Fier 18 muaj me pare e per te cilen nuk ka ende autor. Tri gezhojat jane derguar tashme ne laboratorin e kriminalistikes per analizen balistike qe mund te percaktoje armen nga e cila eshte bere qitja por qe nuk mund te tregoje asgje per sa kohe kjo arme nuk eshte gjetur. Bishtat e cigareve jane derguar gjithashtu ne laborator per te kryer analizat e ADN-se por edhe keto nuk mund te tregojne asgje per sa kohe nuk ka te dyshuar konkrete ADN-ja e te cileve duhet te krahasohet me ate te gjetur ne cigare. Ndersa gjurmet e kembeve u japin hetuesve nje te dhene jo fort te rendesishme qe ka te beje me peshen dhe gjatesine e vrasesit. Nese vrasesi identifikohet provat jane te mjaftueshme per ta vene ate me shpatulla per muri. Por per sa kohe nuk ka asnje piste konkrete dhe asnje te dyshuar te spikatur provat do te kene vetem peshen e tyre fizike ne dosjen e ketij hetimi.
Te shoqeruaritDiten e pare pas ngjarjes dhe ne vazhdim jane shoqeruar per ne komisariat per tu marre ne pyetje nje numer personash por ende ngjarja mbetet mister. Sidoqofte kerkimet intensive mesohet se jane shtrire ne disa pista qe nga vrasja per hesape private apo banale e deri te vrasja per motive politike. Per sa kohe ende nuk kemi nje identifikim te sakte te autorit dhe motiveve te vrasjes te gjitha po i studiojme ka pohuar nje oficer i larte i policise ne Kukes. Nje dite me pare te afermit e familjes kane thene se nuk kishin hasmeri me askend dhe se po te qendronte nje piste e tille hasmi sipas normave te vjetra kanunore duhej ti dergonte fjale familjes. Gati te gjithe njerezit e politikes dhe familjes duke mos u nxituar ta cilesojne ngjarjen te veshur me ngjyra politike kane kerkuar nga ana tjeter qe organet kompetente duhet ta zbardhin sa me pare kete ngjarje makabre.
Remzi Veseli mbante mandatin e dyte si kryetar komune i zgjedhur si perfaqesues i PS-se dhe kishte shprehur mes miqsh ambicien per nje kandidim te trete per postin e kreut te Komunes Terthore.