E Shtunë, 31 Tetor 2026

Droga e Lazaratit, "pertej kufijve"

Gjirokaster- Ndersa policia eshte hedhur ne nje aksion mbarekombetar kunder narkotikeve, nga Lazarati ne drejtim te vendeve fqinje, droga vazhdon te kaloje "lume". Uniformat blu nuk munden dot te hyjne ne fshatin "rebel", por mbajne ne mbikeqyrje cdo levizje te personave te dyshuar qe kultivojne dhe trafikojne kanabis sativa. Nje prej goditjeve te fundit, e koduar "Pertej kufijve", ka finalizuar sekuestrimin e 50 kg marihuane qe sapo kishte dale nga Lazarati, por nuk u arrestuan dot te dyshuarit, me gjithe kontrollet intensive te kryera. Ne fund u bllokuan dy cantat me droge dhe po kaq makina, nje me targa gjermane dhe tjetra me targa amerikane. Policia tha se identifikoi te dyshuarit dhe i shpalli ne kerkim, pavaresisht se arriten te arratiseshin para se te binin ne pranga, por nuk dha identitetet e tyre.

"Veprimet tona operacione kane nisur rreth ores 21:00 te se enjtes, pasi dispononim informacione te marra ne rruge operative, se dy automjete do te kryenin transportin e nje sasie lende narkotike marihuane, nga fshati Lazarat ne drejtim te Sarandes", thote njeri prej agjenteve te Sektorit te Luftes Kunder Krimit te Organizuar. Ne fillim jane kryer kontrolle afer fshatit Lazarat, per t'u shtrire me pas ne nje rreze me te gjere veprimi. Ne mbeshtetje te agjenteve te policise per bllokimin e ngarkeses me droge dhe ndalimin e trafikanteve te dyshuar jane ngritur edhe postblloqe nga ana e policise ne rrugen kombetare Gjirokaster-Sarande.

Gjysme ore me pas, jane konstatuar dy mjetet dhe personat e dyshuar qe po leviznin ne drejtim te Sarandes. Nga ana e specialisteve dhe agjenteve filloi ndjekja e tyre, e cila vazhdoi deri ne afersi te qytetit bregdetar. "Ne hyrje te qytetit te Sarandes ishte ngritur edhe nje postbllok pas njoftimit te bere nga Salla Operative e Policise se Gjirokastres ne lidhje me situaten e krijuar", pershkruajne burimet policore ecurine e operacionit. Si pasoje e ndjekjes se vazhdueshme, automjeti qe dyshohej se transportonte lende narkotike ka devijuar rrugen duke marre itinerarin ne drejtim te fshatit Cuke. Personat qe ishin ne automjet kane braktisur mjetin dhe lenden narkotike. "Lenden narkotike e hodhen ne nje vend anes rruges hyrese Cuke-Sarande, nderkohe qe ne mundem te zbulojme nje person i cili u largua me shpejtesi dhe duke perfituar nga erresira u fsheh ne zonen perreth", thote njeri prej agjenteve.

Mjeti tjeter tip "Chevrolet", me targa amerikane, ka vijuar rrugen drejt Sarandes. Policia nuk ka bere dot te mundur ndalimin e tij pasi mjeti ka devijuar rrugen dhe nuk ka mberritur ne postbllokun e radhes. Por kerkimet vijuan pergjate gjithe nates. Ne mengjes eshte konstatuar automjeti tip fouristrade, qe tentoi te merrte lenden narkotike te braktisur ne hyrje te fshatit Cuke. Drejtuesi, pasi ka hasur prezencen e agjenteve eshte larguar me shpejtesi. "Ne vendngjarje u sekuestruan dy canta te medha, ku brenda tyre ishin 50 pako te mbushura me lende narkotike te dyshuar si marihuane, me peshe 1 kg secila", njoftoi policia dje. Ne cilesine e proves jane sekuestruar; mjeti tip "Benz" me targa gjermane dhe ai "Chevrolet" me targa amerikane.

Policia: Droga do te kalonte drejt Greqise

Grupi hetimor tha se dyshohet qe ngarkesa me droge do te kalonte ne drejtim te Greqise, nepermjet vijes se gjelber te kufirit ne zonen e Sarandes. "Ne kemi bere te mundur edhe identifikimin e tri personave te dyshuar si transportues te ngarkeses prej 50 kg marihuane, por per arsye hetimi nuk mund te publikojme identitetin e tyre", thone burime ne grupin hetimor. Nderkohe qe te tre te dyshuarit jane shpallur persona ne kerkim materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster per veprime te metejshme hetimore, nen akuzen e "trafikut nderkombetar te droges ne tentative".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›