ORA: Të mos përdoret dhuna si mjet politik
Duke përmendur mosveprimet konkrete të Qeverisë në rastet e përdorimit të armëve në Kroin e Vitakut kundër qytetarëve që dëshirojnë të ndërtojnë shtëpitë e tyre, hapat që po ndërmerr EULEX-i “për marrëveshje bilaterale me një shtet tjetër”, vjedhjen e pazbardhur në zyrat qendrore të policisë, ardhjen e serbeve në Gjakovë, sundimin e korrupsionit nëpër institucionet shtetërore etj., ORA ka kërkuar nga Qeveria dhe institucionet shtetërore të jenë në nivel të detyrës dhe të dëshmojnë se janë në gjendje të qeverisin dhe të reagojnë me veprime, aty ku pritet prej tyre e të mos krijojnë hapësirë për përdorimin e dhunës si mjet politik nga ana e qytetarëve. (telegrafi/start)