Ndjesia e ikones se Malevicit ne Tirane
Per te hyre me ne brendesi te kesaj ideje, nevojitet te fillohet nga koncepti i ikonografise qe sherben si nje ure komunikimi me ikonat bashkekohore . Per te sjelle jo nje teze te re mbi artin bashkekohor si derivat i ikonografise, por thjesht per te dhene nje teori-hipoteze mbi cka na rrethon duke supozuar qe kalimtaret, rrembyeshem anashkalojne ate qe rruget na mundesojne, "hapesira, momente reflektimi".
Cfare eshte ikona?
Fjala ikone u perdore per te treguar imazhet e shenjta te artit bizantin. Prejardhjen e ka nga greqishtja e lashte "eikon" qe do te thote "imazh". Ikona nuk mund te trajtohet si produkt estetik i kohes, por eshte imazh i shpirtit dhe i nje realiteti te shenjte. Ky imazh nuk mund te jetoje pa i bashkengjitur nje permase hyjnore, qe ka prirje drejt te paarritshmes dhe mistikes, per keto arsye ikona nuk perfaqeson nje imazh por e paraqet ate. Malevici ishte artisti qe me shume se kushdo la shenje ne modernitetin e shekullit te shkuar, duke rivizatuar rrugetimin e artit; me te fillon nje itinerar jo me i mbeshtjelle rreth nje epiqendre, ne pergjithesi Perendimore, por e zhvilluar nga Lindja ne Lindje. Per Malevicin e vetmja forme dhe e vetmja kohe e mundshme ishte forma dhe koha e jetes, qe nepermjet piktures merrnin jete ne formen dhe kohen e botes. Ai ruajti traditen ikonografike dhe solli konceptin e imazhit qe ajo percjell duke na dhuruar nje ikone te re te artit bashkekohor, nga ku ne epokat e mevonshme do te frymezoheshin shume artiste pasardhes. Ikona e re e Malevicit eshte e privuar nga identiteti, e njejte me unazat e nje zinxhiri, si fizionomi simbolike qe mund te perdoreshin dhe si mburoja. Ne qender te kesaj skeme, Malevici vendosi njeriun e thjeshte, figuren me te afert e me te mireruajtur nga arti tradicional dhe e paraqet ate ne menyren me te thjeshte, paresore dhe per me teper, supreme. Piktura e Malevicit dhe rryma e re qe percjell ne te, "suprematizmi", nuk perfaqeson por i paraqet publikut nje emocion suprem. Ne pikturen e tij, ngjyra merr kuptimin dhe paraqet shprehjen me te larte te emocionalitetit tek artisti. Ne kete menyre ai arriti te percjelle jo vetem nje "suprematizem" gjeometrik, por edhe suprematizmin e ngjyres. Ne pikturat e tij, te viteve njezete te shekullit te kaluar, ai shton figura, forma pa peshe. Ato jane te misheruara dhe ekzistojne si shenja te nje realiteti kuptimor dhe universal. Pikerisht ne kete cast koha ndalon dhe me therret nder mend, pallatet e Tiranes dhe ndryshimet qe ndodhen ne to si nje realitet i ri, i mbushur me histori dhe kuptim, por pa peshe, qe synon te jete ikona e re e qytetit. Pallate shumengjyreshe e plot forma gjeometrike, qe humbin formen dhe vishen me emocionalitetin e jetes. Duket sikur qytetaret e ketyre pallateve kane hedhur persiper veshje plot rebelim paqesor, por krenare qe kane nje histori per te treguar, nje histori e krijuar me jeten e tyre qe tashme eshte e lire nga cdo kufi i te dukshmes, per t'i dhene ngjyres ndjesine e jetes. E gjithe kjo te ben te mendosh per nje thenie te Malevicit: "Arti jo objektiv eshte pa dritare, pa dyer, si nje ndjenje e delire, ne te cilen jeta, si nje endacake pa cati, do te kaloje naten. Ajo pretendon qe te krijoje nje te care".
Dhe duket pikerisht keshtu, perpara meje arkitektura ndihet e lire nga forma e saj per t'u pikturuar me emocionalitetin kromatik te qytetareve, duke iu dhene atyre hapesira te reja imagjinare, ashtu sic mendonte dhe mbeshteste Malevici, kur zbuloi suprematizmin. Figurativja nuk eshte vecse nje aludim i subjekteve te jetes dhe ka prejardhje nga deshira e bindja se duhet "krijuar nje dalje", duhen hapur dritare dhe dyer, nepermjet ngjyres dhe formes, i duhet dhene mish ndjesise se delire te hapesires jetesore. "Piktura, ngjyra, jane te rrenjosura ne brendesi te organizmit tone. Afshet jane te medha dhe te papermbajtshme. Sistemi im nervor eshte i ngjyrosur, mendja ime pervelohet",- thote ai. Keto fjale na rrefejne plotesisht krijimtarine e Malevicit artist, i cili ne periudhen e dyte te viteve '20 u zhyt ne brendesine e ngjyres.
Ashtu sic ishte ne qender te debateve te forta ikona e Malevicit, ne ate periudhe, ashtu dhe pallatet e Tiranes u bene shkak per shume debate, aty ritmika, disonanca shnderrohen ne ngjyra me kontraste te forta ashtu sic eshte kontrastues dhe realiteti ne te cilin jetojme. Per kete arsye emocionaliteti vibron derisa shnderrohet ne fantazi ndertuese, qe ngjyros boten. Tirana sot ka ngjyrat e shpreses. Kryetari i bashkise se Tiranes shprehet: "Te gjithe ata qe vezhgojne nga larg nismen e ngjyrosjes se fasadave te pallateve, e gjykojne si nje nderhyrje kozmetike. Nje rikonstruktim si shume te tjere, ndoshta vetem pak "ekscentrik" por nuk eshte absolutisht keshtu. Doja te zgjoja mendjet e njerezve ne Tirane,- sqaron kryebashkiaku- t'i jepja nje shkendije gjithe komunitetit. Ishte e veshtire te rigjallerohej nje 'trup ne agoni'. Pas vdekjes se shpreses, qe kishte goditur popullin shqiptar, mbreteronte cinizmi dhe indiferenca. Duhej nje shkendije, nje sinjal per t'u dhene jete shpirtrave". Edi Rama, nepermjet ngjyres punoi mbi humorin e qytetareve te Tiranes. Ndoshta sot qytetaret pyesin: A duhej? Koha do ta tregoje.
* Autorja eshte laureuar ne Akademine e Arteve te Bukura te Romes