E Diel, 1 Nëntor 2026

Droga e Lazaratit, po shkonte drejt Greqise por kapet ne Carshove

Permet- Trafikantet e droges se Lazaratit tentojne rruge te reja per te kaluar ne Greqi. Tre persona munden te arratiseshin pas ndjekjes se Policise Kufitare ne vendin e quajtur "Ura e Kokes". Gjate aksionit te organizuar rreth ores 03:00 te mengjesit te djeshem, ne aksin Carshove-Tre Urat-Leskovik eshte bllokuar nje sasi prej 71 kg marihuane e futur ne tre canta dhe e paketuar. Ndjekja e te dyshuarve ka nisur rreth ores 01:00 te mengjesit, kur u vu re levizja e tyre me tre canta shpine nga sherbimet e Policise Kufitare ne zonen e Permetit. Sipas burimeve zyrtare ne Drejtorine e Policise ne Gjirokaster, mbi bazen e informacioneve te marra ne rruge operative per transportimin e nje sasie lende narkotike nga qyteti i gurte me destinacion Greqine, eshte organizuar nje operacion me agjentet e Krimit te Organizuar dhe Policine Kufitare. Fillimisht eshte kontrolluar aksi rrugor Gjirokaster- Permet-Leskovik. "Konstatuam se po transportohej me krahe nga tre persona nje sasi lende narkotike nepermjet kodrave mbi aksin rrugor, ne vendin e quajtur "Ura e Kokes", prane vijes se kufirit te gjelber, midis Carshoves-Tre -Urave dhe Leskovikut", thote njeri prej efektiveve te policise pjesemarres ne kete operacion. Por edhe pas ndjekjes nga uniformat blu, te dyshuarit nuk kane ndaluar, duke braktisur cantat dhe perfituar nga erresira. Sipas zedhenesit te policise se Gjirokastres, Gentian Mullai, pas mberritjes ne vendngjarje, efektivat e policise konstatuan 3 canta shpine te mbushura me pako ne forma cilindrike te mbeshtjella me leter natriban te tejdukshem dhe ngjyre kafe, ku brenda tyre kishte 71 kilograme lende narkotike te dyshuar si marihuane.

Blerim Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›