Droga, 40 grupe te shkaterruara ne 2008
TIRANË - Policia ka kapur 40 grupe kriminale te trafikut dhe shperndarjes se lendeve narkotike, gjate vitit 2008. Shifra eshte bere e ditur dje nga Policia e Shtetit ne nje analize te Departamentit per Hetimin e Krimeve. Shefi i ketij departamenti, Agron Kulici, tha dje se, lufta kunder krimit te organizuar mbetet nje nga prioritetet kryesore te qeverise, Ministrise se Brendshme dhe Policise se Shtetit. Sipas tij, Shqiperia vazhdon te beje perparime ne programin e saj per luften kunder krimit te organizuar, per garantimin e nje kontrolli efektiv dhe sigurimin e territorit te saj. Ai deklaroi se, eshte perballuar nje volum pune i konsiderueshem duke bere perpjekje per te konsoliduar strukturen e re te Policise se Shtetit. I pranishem ne kete analize, prokurori i Krimeve te Renda, Olsi Cela vleresoi punen shume te mire te bere nga Departamenti per Hetimin e Krimeve. A. Cena