E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafik droge, pranga Arben Lazes

TIRANË - Presidenti i ekipit te futbollit "Elbasani", Arben Laze, eshte vene ne pranga per trafik droge. Arrestimi i Lazes, 40 vjec, se bashku me vellane e tij dhe dy persona te tjere eshte bere mbremjen e djeshme ne nje lokal ne Elbasan. Aksioni u be nga agjentet e Drejtorise se Krimit te Organizuar ne Policine e Shtetit, ne kuader te operacionit "Mesfushori". Keta te fundit, kishin nisur hetimet pese muaj me pare, kur kishin kapur nje korrier droge. Operacioni eshte bere ne rrethet Elbasan, Lushnje dhe Fier. Nderkohe emrat e te arrestuarve te tjere vec Lazes, jane Fatjon Laze, 30 vjec, vellai i presidentit te klubit te futbollit, Arben Prifti , 40 vjec dhe Shkelqim Hyzmo 43 vjec, te dy nga Fieri. Lajmi eshte bere i ditur nga Policia e Shtetit, e cila tha se, ata jane mbajtur nen vezhgim per disa muaj dhe jane siguruar prova ndaj tyre. Blute kane siguruar pergjime telefonike, dhe ambientale qe rendojne ndaj te arrestuarve. Aksioni nisi pas arrestimit te nje prej korriereve ne Divjake, ne Kthesen e Divjakes, pikerisht te 43-vjecarit Hyzmo. Ata personat jane vene ne pranga pas urdhrave nga Gjykata e Krimeve te Renda.

Aksioni

Forca te shumta policore kane rrethuar lokalin ku ka qene duke pire kafe, Arben Laze, presidenti i ekipit te Elbasanit, duke e vene ne pranga, rreth ores 18:30. Operacioni ka nisur menjehere pasi ishin marre informacione te sakta per vendndodhjen e tij si dhe te personave te tjere. Policia tha se, aksioni eshte bere njekohesisht ne Elbasan, Fier dhe Divjake. Laze eshte arrestuar nga sektori i Antidroges, nen akuzen e trafikut te nderkombetar te lendeve narkotike dhe organizim te grupit te strukturuar kriminal. Ai ishte duke pire kafe ne nje lokal ne rrugen "Qamil Guranjaku", 800 metra larg Policise se Elbasanit. Policia kishte mbajtur nen vezhgim veprimtarine e presidentit te futbollit "Elbasani". Se bashku me te, ne pranga eshte vene edhe i vellai i tij Fation Laze, Arben Prifti dhe Shkelqim Hyzmo, nga Fieri. Personat ne fjale, jane vene menjehere nen akuzen e trafikut nderkombetar te droges dhe sipas policise, kane funksionuar si grup i strukturuar kriminal.

Hetimet

Pese muaj me pare, policia kishte marre informacione ne lidhje me aktivitetin e Arben Lazes, vellait te tij dhe dy te tjereve. Por prangosja 43-vjecarit nga Lushnja, Shkelqim Hyzmo, duket se ka qene dhe sinjali i pare i furise se arrestimeve. Burime policore bene te ditur gjate mbremjes se djeshme se, i gjithe grupi i te arrestuarve ishte nen hetim prej disa kohesh dhe mbahej nen vezhgimin e agjenteve antidroge te cilet kane siguruar edhe provat e nevojshme per arrestimin e tyre. Burime nga operacioni thane se, te arrestuarit nuk kane bere rezistence gjate aksionit. Pas arrestimit, Laze se bashku me vellane e tij, jane derguar ne ambientet e Drejtorise se Policise Elbasan, ku u eshte komunikuar akuza. Arben Laze, ne radhet e qytetareve ne Elbasan, njihej gjeresisht si sponsor prej afro tete vjetesh i ekipit te Elbasanit.

Presidentet

Ky eshte rasti i 4 qe nje president klubi futbolli vihet ne prangat e policise pas Mihal Delijorgjit, Dinamo, Myftar Celes Vllaznia dhe Albert Xhanit, Partizanit. Tre presidente klubesh jane vrare, dy presidente te klubit te Tomorit,Adrian Cobo dhe Edmond Malollari si dhe Myftar Cela i Vllaznise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›