Trafikoi arme, denohet 8 vjet burg
Tirane - Trafikimi i nje arsenali armesh ne drejtim te Greqise, i kushton 8 vjet heqje lirie 26-vjecarit nga Shkodra, Alban Gjoci. Dje, ne Gjykaten e Krimeve te Renda, i eshte dhene fund procesit ne ngarkim te te riut, ndersa perpara se te merrej vendimi, trupi gjykues i ka kerkuar te thote fjalen e fundit, e cila ka qene se "ndihem i penduar per ate qe kam bere". Duke e cilesuar fajtor 26-vjecarin, trupi gjykues, i kryesuar nga Ardit Mustafaj, e ka denuar me 12 vjet heqje lirie per trafik armesh. Alban Gjoci eshte arrestuar ne muajin maj te vitit 2007, me 2 canta, ku mbante automatik tip "Kallashnikov", 5 pistoleta, 7 granata, si dhe 4 arka me fisheke.
M.M
M.M