E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zilia si fatkeqesi politike e Rames Madhesia e germave Nga Feti Zeneli 13/12/2010 104100

Kreu i Partise Socialiste Edvin Rama ndodhet sot ne nje moment te veshtire pervec te tjerash edhe nga qe i perjeton si nje ziliqar i pashpirt arritjet e kundershtareve te tij politike. Ai ben pjese ne ate kategori politikanesh qe sic thote Agide mbret i Spanjes ne vitet 427-399 p. e. r. hellipvuajne dyfish me teper se njerezit e tjere pasi ata vuajne si per te keqijat qe kane vete ashtu dhe per te mirat qe kane te tjeret. Nje tjeter bashkekohes i Agides shkrimtari dhe filozofi i vjeter grek Bion Boristenit do ta portretizonte me fjale te tjera njeriun ziliqar duke thene se ai hellip trishtohet ose kur ai vete ka rene ne fatkeqesi ose kur dikujt tjeter i ka ecur. Megjithate Edvin Rama eshte ziliqar i nje lloji te vecante per te cilin te gjithe filozofet e botes e botes se lashte kohe kur veset njerezore ishin me dominuese nuk e kane thene ate qe duhet.

Ne pergjithesi keto percaktime te vjetra per portretin e ziliqarit me pak ndryshime te vogla jane aktuale edhe sot megjithese bota moderne ka bere perpjekje te gjithanshme per ta pastruar dhe emancipuar shpirtin njerezor nga veset apo ligesite e se shkuares. Megjithate tek nje pjese individesh qofte edhe ne shoqerite moderne gjeni kafsheror nuk ka per tu zhdukur kurre. Edvin Rama ka deshmuar me fakte te shumta si nga jeta private ashtu dhe nga ajo publike se ben pjese ne kete kategori individesh ndonese perpiqet ta maskoje ligesine e shpirtit me fjale dhe veshje moderne. Nese do te ishte gjalle Diogjeni i famshem do te perseriste per Ramen te njejten gje qe tha ne kohen e vet per nje pasanik mendjemadh dhe injorant i cili vishej cdo dite me rroba te reja e te kushtueshme Mekat qe nje mall i keq mbeshtillet kaq bukurhellip Rama nuk u be ziliqar kur hyri ne politike por ai ishte i tille qysh ne jeten private. Nuk e dime se si e ka manifestuar ai nje ves te tille gjate viteve te shkolles por me vone gjithcka eshte bere publike nepermjet medias duke filluar qe nga marredheniet me shoket e skuadres se basketbollit e deri tek ato me familjaret apo ish-bashkeshortet e tij te njepasnjeshme. Zilia eshte me e papajtueshme se sa urrejtja - thote Loroshfuko ndaj nuk duhet interpretuar si nje ves i vogel. Tek individet delirante e te cekuilibruar zilia prodhon ligesi ne cdo dite ne cdo ore dhe ne cdo minute te jetes njerezore. Ne pergjithesi veprimet e turpshme dhe aventuriere te Rames ne jeten private apo qofte dhe ate publike jane nxituar nga zilia per te arritur ate qe ai nuk e ka natyrisht jo duke perparuar vete por duke penguar te tjeret qe te mos ecin perpara ne rrugen e suksesit. Heret apo vone keta individe shnderrohen ne nje rrezik te madh shoqeror kur perzgjidhen si udheheqes politike pasi nga fatkeqesi e vetes kthehen ne fatkeqesi e vendit sikunder po ndodh me Edvin Ramen qysh nga koha kur ai u zgjodh kryetar i PS-se. Sic dihet Rama u be kryetar i PS-se per tu bere i pari i vendit pra kryeminister i Shqiperise. Perfshirja fillimisht si minister ne kabinetin qeveritar Nano dhe zgjedhja me pas ne krye te Bashkise Tirane kane qene ndoshta shkaqet kryesore qe ia kane stimuluar atij lakmine per kete post te larte shteteror pas 2005-s kur ne krye te kabinetit qeveritar ka qene prof. dr. Sali Berisha. Por sukseset qeverisese te Berishes e kane shnderruar Ramen ne nje ziliqar te koheve barbare pasi ia kane prere rrugen qe ai ka perzgjedhur per te zene nje post te tille. Kjo eshte arsyeja qe Rama e ka orientuar gjithe opoziten drejt krijimit te problemeve per qeverisjen dhe jo drejt krijimit te aseteve politike per vete duke pergjuar e ndjekur me vemendje te vecante cdo rast fatkeqesie natyrore apo politike qofte qe i kanoset vendit tone natyrisht duke u shtirur fillimisht si njerezor e bashkepunetor. Dora mbi krahet e Berishes diten qe ndodhi tragjedia e Gerdecit apo vleresimi si te lira e te ndershme i zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 ne perfundim te tyre jane dy midis shume fakteve te tjera qe tregojne hipokrizine e Rames per te fshehur ate qe ndien dhe ate qe pret te ndodh ne te ardhmen. Keshtu ne rastin e Gerdecit kreu i PS-se priste qe Shqiperia te mos merrte ne Bukuresht ftesen per anetaresimin ne NATO kurse ne rastin e zgjedhjeve te 28 qershorit priste qe ai te shpallej fitues i tyre bazuar ne milionat e hedhura per blerje votash dhe jo ne programin elektoral apo ne ndonje tregues tjeter performues te opozites. Po kur pa qe Shqiperia e mori ftesen dhe zgjedhjet i humbi filloi te villte vrer dhe te protestonte panderprere kunder qeverise. Te njejten fytyre shfaqi dhe qendrim mbajti edhe me rastin e fatkeqesise natyrore qe shkaktuan permbytjen e shume zonave ne qarkun e Shkodres. Kur pa qe nuk pati viktima dhe pasojat e fatkeqesise u tejkaluan me se miri nga qeveria Berisha paralajmeroi fillimin e protestave gjate javes ne vazhdim. Bojkotimi per disa muaj rresht i Parlamentit dhe marredheniet e kushtezuara me te gjate diteve te fundit nga grupi i deputeteve socialiste mosvotimi i Gjykates Administrative dhe i mjaft ligjeve te tjera qe kerkojne shumice te cilesuar prej tij refuzimi per te bashkepunuar institucionalisht per nje sere reformash integruese etj. tregojne se Rama kerkon ta ndertoje karrieren politike mbi bazen e veshtiresive qeverisese per kundershtarin e vet politik. Duke e menduar kete si shpresen e vetme qe mund ta sjelle kreun e PS-se ne pushtet sic ndodhi me paraardhesit e tij ne lsquo97-n ai e ka shnderruar opoziten ne njesit gueril qe vetem pengon proteston pergjon ngre barrikada e godet qeverine atje ku se pret. Por harron qe ne kete menyre shton pakenaqesite e shumices derrmuese te qytetareve shqiptare te cilet shohin tek Berisha dhe qeveria e tij shpresen e integrimit dhe zhvillimit evropian te vendit tone. Ndaj shprehja e Berishes Me kete kundershtar une rri ne pushtet sa te dua vete nuk eshte retorike politike. Kjo e terbon dhe e cekuilibron perfundimisht kreun e PS-se ne ziline e tij politiko-njerezore qe sic thote Volteri hellipeshte helm per zemren. Zilia shtazarake eshte pabesi urrejtje cinizem aventure ligesi e tradhti bashke. Ajo eshte lakmi e tepruar dhe e pakontrolluar qe nga ndjenja e keqe kalon tek veprimi i keq. Ne disa raste zilia te shtyn drejt imitimit. Kohet e fundit Rama kreu nje veprim te tille duke u martuar me Linda Bashen. E thane vete socialistet qe figura e kryeministrit ne hije do te ishte e paplote pa u martuar. Pra kjo tregon qe ai u martua per shkak te zilise dhe jo per shkak te miresise. Sic dihet Berisha shquhet jo vetem si kryeminister i suksesshem por edhe si kryefamiljar shembullor. Familja e tij eshte nje model i familjes shqiptare. Po per Ramen dhe politikanet e tjere te opozites ajo ka perbere jo nje model per tu ndjekur por nje objektiv qe duhet goditur qe duhet perbaltur. Kete synonin sulmet e vazhdueshme dhe te paprincipta qe u ndermoren kunder familjes kryeministrore gjate 4-5 viteve te fundit qekurse Rama u vendos ne krye te PS-se. Cfare nuk sajuan e cfare nuk thane ne menyre qe jo vetem ta diskreditonin por edhe ta demoralizonin Kryeministrin Berisha ne permbushjen e programit te tij qeveritar. Dhe kur pane qe deshtuan Ramen e martuan. Tashme e mbuluam me gjethe fiku kete mangesi thane. Ndaj u shumefishuan perpjekjet ne krahun tjeter duke bere aleance me fatkeqesite natyrore per tia veshtiresuar qeverisjen Berishes. Sidoqofte edhe ne kete drejtim gjerat nuk u ecen ashtu sic i kane parashikuar ndaj nxijne ne fytyre. Zilia nuk njeh feste - thote Bekon. Mbase kete thenie ka pasur parasysh Rama qe shpalli zi diten e Festes Kombetare te Pavaresise ne 28 nentor. Me sa duket tani pas 28 qershorit ai e ka marre inat edhe daten 28 te nentorit. Ndoshta per dhjetorin do te urreje edhe te gjithe datat e tjera para dhe pas dates 28 qe na shpien tek Festa e Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri 2011. Ndodh keshtu sepse neper keto dite muaj e vite ecen Shqiperia evropiane e Sali Berishes qe po e ben Ramen te prese gjate e plas nga zilia per pushtet. Rama nuk e ka te qarte qe seshte pushteti por puna ajo qe te lumturon madje puna ne interes te te gjithe shoqerise dhe jo ne interes te nentedhjetenenteshave te bashkise. E pyeten njehere filozofin grek Diogjen Cila eshte rruga me e mire qe te shpie drejt lumturise - Te punosh per lumturine e te tjereve - u pergjigj ai.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›