Buzek pro hyrjes së Ballkanit në BE

Presidenti i ri i Parlamentit Europian Jerzy Buzek, deklaroi se është pro hyrjes së Ballkanit në Bashkimin Europian. Sipas tij edhe pse situata në Ballkan ka qenë një pjesë e vështirë dhe eksplozive e Evropës vendet e Ballkanit po përpiqen të behën pjesë e BE-së. "Kemi ndryshuar sjelljen e këtyre vendeve dhe kjo duhet të vazhdoje pasi është shumë e rëndësishme", ka pohuar Buzek.
Ish- kryeministri polak, Jerzy Buzek u zgjodh sot në postin e presidentit të ri tw Parlamentit Europian. 69 vjeçari, fitoi mbështetjen e Parlamentit të ri Europian në seancën e tij të parë pas zgjedhjeve të qershorit, ku aleatët e tij të qendrës së djathtë dolën si forca kryesore parlamentare. Kjo është hera e parë që një përfaqësues i njërit prej vendeve më të reja anëtare më të Bashkimit Europian merr kryesimin e këtij posti kryesisht ceremonial, por edhe prestigjioz.