E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dervishi: Mentaliteti, problemi i popullsisë

Pavarësisht kufirit administrativ fshat - qytet, pjesa më e madhe e popullsisë shqiptare ka një mendësi fshatare. Deri në vitet 90 në qytete jetonte rreth 40 % e popullsisë , ndërsa sot raporti është përmbysyr. E megjithatë, sipas sociologut Zyhdi Dervishi kjo nuk e ka përmirësuar mentalitetin e njerëzve.
Gjatë një bisede në televizionin "Ora News", sociologu Dervishi ka analizuar edhe problemin e emigrantëve, shkëputjen e lidhjeve të tyre me Shqipërinë dhe ftohjen e një pjese të madhe të këtij kontigjenti me njerëzit e afërt. Në fund të kësaj bisede sociologu, ka vlerësuar rritjen e pjesëmarrjes së shqiptarëve në zgjedhjet e 28 qershorit, dhe e ka cilësuar këtë si vetëdijësim të ndërgejgjies qytetare për të marrë pjesë në vendimmarrje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›