Drogba: Çelsi ka potencën të fitojë gjithçka
Londër - Didier Drogba shpreh bindjen e tij se skuadra e Çelsit është në gjendje për të fituar të gjitha evenimentet në të cilat garon. Sulmuesi i Çelsit beson tek forca e ekipit të tij për të fituar Premier Ligën, Ligëne Kampioneve dhe Kupën FA.
“Po kaloj momentin më të mirë të sezonit. Çelsi është në garë në tre evenimente, dhe ka fuqinë t’i fitojë të treja”, deklaron Didier Drogba.
Çelsi renditet në vendin e dytë me 4 pikë më pak se udhëheqësit e Mançesterit në Premier Ligë. Të premten kjo skuadër do të mësojë kundërshtarin për çerekfinalen e Ligës së Kampioneve. Ndërsa, në Kupën FA, Çelsi do të përballet në gjysmëfinale me Arsenalin.