Udineze në Rusi, për Italinë dhe historinë e saj
Shën Pietërburg - Udineze do të përballet sonte në orën 18:30 në transfertë me Zenitin, për të mbajtur lart nderin italian dhe për të shkruar historinë e saj. “Hirushja” italiane shkon në Shën Pietërburg me avantazhin 2-0 të arritur në ndeshjen e parë. Për më tepër, rëndësia e kësaj përballjeje rritet pasi Zeniti është kampioni në fuqi i Kupës Uefa.
Trajneri Paskuale Marino shprehet se në Rusi skuadra e tij nuk do të shkojë vetëm për t’u mbrojtur, por do të kërkojë të bëjë një paraqitje dinjitoze. Këtë e tregon edhe treshja e repartit të avancuar, e cila përbëhet nga Pepe, Kualjarela dhe Di Natale.
Më poshtë do të paraqesim formacionet paraprake të të dyja ekipeve.
Zenit-Udinese (ora 18:30)
Zenit (4-2-3-1): Malafeev; Tymoshchuk, Krizanac, Kim Dong, Jin; Denisov, Semshov; Huszti, Zyrianov, Danny; Pogrebnyak.
Në stol:: Contofalsky, Fayzilin, Ionov, Tekke, Bobrovski, Kohklov.
Trajner: Advocaat
Udinese (4-3-3): Handanovic; Lukovic, Zapata, Felipe, Pasquale; Inler, D'Agostino, Asamoah; Pepe, Quagliarella, Di Natale.
Në stol: Belardi, Sala, Isla, Zimling, Obodo, Sanchez, Floro Flores.
Trajner: Marino