E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drogba: Chelsea i dëshiron tre titujt

Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, është i bindur se skuadra e tij këtë sezon mund ta fitojë Ligën Premier, Ligën e Kampionëve dhe Kupën FA.
Blutë aktualisht janë katër pikë prapa liderit Manchester United në Premier League, do të ndeshen me Arsenalin në gjysmëfinale të FA Cup, ndërsa janë në pritje të kundërshtarit të tyre në Ligën e Kampionëve. "Po kaloj momentet e mia më të mira të sezonit. Chelsea është në garë në të tria garat dhe ka fuqinë t'i fitojë të tria", ka thënë sulmuesi nga Bregu i Fildishtë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›