Drogba fajtor për incidentin me monedha
Asociacioni Anglez i Futbollit (FA), ka fajësuar sulmuesin e Chelseat, Didier Drogba, për sjellje të dhunshme, pasi Drogba gjuajti një para në drejtim të tifozëve të Burnleyt. Drogba u gjend para një prove disiplinore pasi që hodhi një monedhë në drejtim të tifozëve mysafirë në ndeshjen e Kupës Carling kundër Burnleyt në Stamford Bridge. Sulmuesi i Bregut të fildishtë, ka të drejtë që deri të hënën në mbrëmje të përgjigjet ndaj akuzave. Një komision i veçantë do ta rishikojë rastin deri në 18 nëntor.
FA po ashtu është duke e hulumtuar të gjithë incidentin, në të cilin tifozë të Burnleyt gjuajtën me gjëra në drejtim të sulmuesit të Chelseat, pas shënimit të golit.