E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drogba, futbollisti i vitit në Afrikë

Sulmuesi i Bregut të Fildishtë dhe i Chelseas, Didier Drogba është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit në Afrikë.

Drogba shënoi pesë gola, ndërsa Bregu i Fildishtë u kualifikua për Kampionatin botëror 2010, kurse shënoi për Chelsean në finale të FA Cup.

Bashkëlojtari i tij nga Chelseas, Michael Essien dhe sulmuesi kamerunas, Samuel Eto’o ishin po ashtu në konkurrencë për çmimin.

Drogba, i cili mbushi 32 vjet të enjten, e kishte fituar çmimin më 2006. Ndërsa Algjeria është zgjedhur ekipi më i mirë i vitit nga kontinenti i Afrikës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›