E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini e përkrah Interin

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka përkrahur ish klubin e tij Inter ta eliminojë Chelsean nga Liga e Kampionëve. Inter e shkarkoi Mancinin para afro dy vjetëve, edhe pse ai fitoi tre tituj të njëpasnjëshëm në klub.

“Do të jetë ndeshje tjetër nga ajo e para. Chelsea luajti më i mirë në Meazza, por Inter ka epërsi të vogël. Kjo është e rëndësishme”, tha Mancini për Gazzetta dello Sport. I pyetur se kush mund të shkojë deri në finale, ai shtoi: “Kushdo që fiton mes Chelsean dhe Interit, mund të shkojë në finale”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›