E Shtunë, 31 Tetor 2026

Casillas kërkon falje

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas ka kërkuar falje për eliminimin e ekipit nga Liga e Kampionëve në rrethin e dytë të garës për vitin e gjashtë të njëpasnjëshëm. Ai ka thënë se fajtorë janë futbollistët.

“Dua t’u kërkoj falje tifozëve, por ata duhet ta dinë se ne nuk do të dorëzohemi. Do të mundohemi të fitojmë ligën për vete dhe për ata”, tha ai gjatë një konference për shtyp.

Humbja ka shtuar presionin ndaj trajnerit Manuel Pellegrini, por Casillas theksoi: “Ne jemi fajtorë e jo trajneri”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›