Drogba mungon tri javë

Didier Drogba pritet të mungojë tri javë, pasi është operuar në gju të premten pasdite. Sulmuesi i Chelseas do t’i bashkohet portierit Peter Cech dhe mbrojtësit Alex, në listën e të lënduarve tek klubi londinez.
Njëjtë si dy të lartpërmendurit, edhe sulmuesi i Bregut të Fildishtë do të mungojë në Superkupën e Anglisë, ‘Community Shield’, e cila do të zhvillohet me 8 gusht, por edhe në xhiron e parë të Premierligës angleze. Natyrisht, menaxheri Carlo Ancelotti do të jetë mjaft i hendikepuar në këtë periudhë.