Futbollistët e kombëtares franceze pezullohen nga ndeshja tjetër

23 futbollistët e Francës në Botëror janë pezulluar nga ndeshja e ardhshme e kombëtares, si pasojë e daljes që në raundin e parë në Afrikën e Jugut dhe skandalin që shpërtheu me ish-trajnerin Raymond Domenech. Lajmin e ka bërë të ditur Federata Franceze e Futbollit, që ka bërë të ditur se vendimi është marrë gjatë mbledhjes së bordit drejtues me teknikun e ri Laurent Blanc. Rebelimi i lojtarëve, që bojkotuan seancën stërvitore në mbështetje të Nicolas Anelka, që u dërgua në shtëpi pas fyerjeve që i bëri trajnerit Domenech ka qenë fondamental në këtë vendim. "Gjëra të papranueshme, jo etike, kanë ndodhur.
Në rrethanat në të cilat ndodhemi nuk mund të them më shumë. Ne bëmë gabime dhe e lamë situatën të na dilte nga duart, gjë që u kulmua në 20 qershor," u shpreh presidenti i ri i Federatës, Duchaussoy, i cili ka bërë të ditur se do të mbështesë propozimin e Blanc për ti pezulluar lojtarët për ndeshjen e rradhës. Ndërkohë që ka sqaruar se dënime më të rënda për liderët e rebelimit, do të ndërmerren pas rezultatit të hetimit, që është iniciuar nga ish-presidenti Escalettes. Federata Franceze do të diskutojë edhe mbi pozicionin e Frank Ribery dhe Karim Benzema, që janë nën hetim me dyshimin për marrëdhënie seksuale me një prostitutë nën moshë. Blanc do të publikojë në 5 gusht lojtarët e përzgjedhur për ndeshjen me Norvegjinë në Oslo 6 ditë më pas.
Eno Skarço < I mëparshmi