E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drogba, tek Milani bashke me Murinjon

Sipas revistes prestigjioze britanike "People", sulmuesi i Celsit, Didier Drobga, ne fund te sezonit do ta lere Londren. Kete lajm mesohet ta kete konfirmuar edhe vete lojtari nga Bregu i Fildishte. "Do te largohem nga Celsi, - mesohet te kete thene Drogba. - Ikja e Murinjos nga Celsi per mua ishte nje humbje e madhe. Megjithate, objektivat e mia jane te fitoj Kupen e Afrikes dhe gjithashtu ndonje trofe me Celsin. Jam i kenaqur qe per mua po interesohen shume klube. Milani? Nese do te shkoja atje, do te kisha shume deshire qe me mua ne Milano te vinte edhe Murinjo. Eshte nje njeri special per mua". Nderkohe qe shifra e transferimit te mundshem te Drogbase ne Milano eshte rreth 53,5 milione euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›