Ne 2008 Kina do te leshoje 15 raketa dhe 17 satelite
Ne vitin 2008 Kina do te leshoje ne hapesire 15 raketa dhe 17 satelite per misionin e saj human. Huang Qiang, kryesekretari i "Commission of Science Technology and Industry for National Defence" ka deklaruar projektin pergjate nje konference per shtyp per agjencine e shtypit "Xinhua", por pa dhene shume detaje mbi projektin. Sipas mediave kombetare, Kina do te leshoje misionin e saj te trete human, ate "Shenzhou VII", qe do te perfshije edhe nje ecje hapesinore ne tetor dhe se bashku me Mosken do te eksploroje Marsin ne 2009-en. Ne 2003-in, Kina ka qene shteti i trete i cili dergoi njeriun e pare ne hapesire pas Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-ve. Perpara ketij misioni, dy astronaute te tjere te misionit "Shenzhou VI" kane "prekur" hapesiren ne tetorin e 2005-es. Disa kritike e kane kontestuar ne Partine Komuniste padurimin per te hyre midis tri superfuqive hapesinore, kur qindra milione kineze jetojne neper fshatra ne kushte te mjerueshme.