E Shtunë, 31 Tetor 2026

LG prezanton kompjuterin e xhepit me HSDPA

"LG Electronics" ka prezantuar dje ne CES (Consumer Electronics Show) nje model shume interesant kompjuteri me nje ekran tuchscreen (me prekje) 4.8-polesh, tastiere e rreshqitshme dhe shume komod ne perdorim. Per momentin, emri i kompjuterit "Korean UMPC" eshte i panjohur, ashtu sikunderse edhe lista e plote e karakteristikave teknike. Gjithsesi, behet e ditur se kompjuteri do te kete baze platformen operative "Intel Menlow Platform", do te perdore "Windows Vista" si sistem operativ, 1 GB memorie RAM, 40 GB hard disc, lidhje HSDPA, Wi-Fi dhe Bluetooth.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›