E Shtunë, 31 Tetor 2026

Droge kunatit ne burg, pranga baxhanakeve

Droge per te denuarit ne burgun e Burrelit. Dy baxhanake jane ndaluar dy dite me pare nga gardianet e burgut te sigurise se larte, pasi gjate kontrollit te ushqimeve, qe po i dergonin te afermit te tyre, Kujtim Barbullushi, i denuar me 9 vite burg per vrasje, iu gjeten 30 gr lende narkotike e dyshuar si marijuane. Zbulimi eshte bere mengjesin e se enjtes, ndersa ne pranga rane Ridvan Zaja, 40 vjec dhe Sabah Kraja, 48 vjec, te dy nga Shkodra. Barbullushi, sipas burimeve zyrtare, eshte arrestuar gjate vitit 2006, ndersa eshte kunati i dy te ndaluarve. Autoritete te burgut sqaruan dje se zbulimi eshte bere fal rritjes se masave te sigurise e kontrollit ne ambiente. Ndersa ne mengjes te afermit e Barbullushit kishin kerkuar takim ne burg, gardianet kane ushtruar nje kontroll te imtesishem fizik. Fillimisht, ata jane lene ne porten kryesore, duke hyre ne dhomen e takimit. Ridvan Zaja dhe Sabah Kraja, mesohet se kane pasur me vete dy canta te medha me sende te ndryshme. Gardianeve u ka bere pershtypje nje pale atlete, te cilat ishin shqyer diku. Menjehere jane vezhguar me kujdes dhe me pas ne cep te tyre eshte gjetur nje qese e vogel. Menjehere jane lajmeruar autoritete te policise se Burrelit, qe kane kryer edhe ndalimin e te dyshuarve per vepren penale te

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›