Drogë me traget drejt Italisë, pranga 24-vjeçarit me mbi 20 kg kanabis
Durrës- Mbi 20 kg lëndë narkotike kanabis sativa janë sekuestruar paraditen e sotme nga Forcat e Policisë së Kalimit Kufitar në portin e Durrësit.
Sipas policisë një 24 -vjeçar nga Shkodra tentoi të kalonte me traget drejt Italisë 24 kg kanabis sativa.
I arrestuari është Gentian Pelini, lindur e banues në Gruemirë. Ai është ndaluar pasi gjatë kontrollit në ne automjetin tip Golf me targa AA 720 GN u gjetën 15 pak drogë të mbështjella me natriban.
Policia tha se pakot me kanabis ishin fshehur në bagazh dhe në gomën rezervë të automjetit.
Policia e Shkodrës tha se gjatë kontrollit në banesën e tij në Gruemirë u gjetën dy armë zjarri automatike, një pistoletë sportive dhe një pushkë gjahu.