E Diel, 1 Nëntor 2026

Manipuluan votën, KQZ-ja padi penale për kreun e anëtarët e KZAZ 13

kqz-4-anetareTiranë- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka çuar për ndjekje penale kreun dhe anëtarët e KZAZ-së numër 13, për abuzim me votën e 23 qershorit.

Kryetarja e KQZ-së, Lefterie Lleshi tha se kjo do të bëhet si shembull për mos të abuzuar në zgjedhjet e ardhshme.

Ndërkohë përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genci Gjoncaj tha se KQZ-ja duhet të çonte për ndjekje penale edhe 6 qendrat e Mamurrasit, ku janë bërë abuzime në zgjedhje, si votime nga njerëz që skanë qenë fare prezen ditën e zgjedhjeve.

Përfaqësuesi i PR-së, Zguri tha se i gjithë sistemi mbron abuzimin në fjalë, përfshirë vëzhguesit. Duke mos kursyer as kritikat ndaj Kolegjit Zgjedhor.

Subjektet politike që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme për kryetar komune të datës 1 shtator, e që do të zhvillohen në dy komuna, Rrethina në Qarkun e Shkodrës dhe Dardhas në Qarkun e Korçës janë rregjistruar sot në mbledhjen e KQZ-së.

Gjatë mbledhjes u mësua se Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të garojnë së bashku nën siglën e aleancës ASHE. Sipas asaj çka u mësua nga mbedhja e KQZ-së Partia Demokratike do të përfaqësohet e vetme në votim..

Ndërkohë KQZ-ja miratoi edhe modelin e fletës së votimit që do të përdoret në këto zgjedhje të pjesshme.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi me 4 vota pro:

-         Projektvendimin Për regjistrimin si subjekt zgjedhor të Partisë Partia Kristian Demokrate për zgjedhjet e pjesshme për për Kryetar të Komunës Dardhas, Qarku Korçë dhe Komunës Rrethinat, Qarku Shkodër, të datës 01.09.2013.

-         Projektvendimin Për regjistrimin e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Komunës Dardhas, Qarku Korçë dhe Komunës Rrethinat, Qarku Shkodër, që do të zhvillohen më datë 01.09.2013.

-         Projektvendimin Për miratimin e modeleve të kandidimit, që do të përdoren për zgjedhjet e pjesshme, për Kryetar të Komunës Dardhas, Qarku Korçë dhe Komunës Rrethinat, Qarku Shkodër, që do të zhvillohen më datë 01.09.2013.

-         Projektvendimin Për miratimin e modeleve të dokumenteve që do të përdoren nga grupi i numërimit dhe Komisioni i Zonës së Administrimit Zgjedhor për nxjerrjen e rezultateve të zgjedhjeve të pjesshme për Kryetar të Komunës Dardhas, Qarku Korçë dhe komunës Rrethinat, Qarku Shkodër, të datës 01.09.2013.

-         Projektvendimin Për miratimin e modelit të fletës së votimit për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Komunës Dardhas, Qarku Korçë dhe Komunës Rrethinat, Qarku Shkodër, që do të zhvillohen më datë 01.09.2013.

-         Projektvendimin Për përcaktimin e sasisë së fondit publik që përfitojnë partitë e regjistruara si subjekte zgjedhore për zgjedhjet për Kuvend të datës 23 Qershor 2013.

-         Projektvendimin Për kallëzim penal ndaj personave të ngarkuar me administrimin e procesit të votimit dhe numërimit të votave të cilët kanë shkelur dispozitat e Kodit Zgjedhor, për zgjedhjet për Kuvend të datës 23 Qershor 2013.  Në zbatim të nenit 21 pika 20, nenit 23 pika 1,  gërma a, nenit 168 të ligjit 10019 të datës 29.12.2008 kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, neni 281 i Kodit të Procedurës penale, neni 326 dhe neni 330/a i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të kallzojë penalisht 45 komisionerët e ZAZ-së 13 dhe 5 komisionerët e ZAZ-së 15 në Qarkun e Lezhës.

-         Projektvendimin Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve të KZAZ-së nr. 73, për zgjedhjet e pjesshme, për Kryetar të Komunës Dardhas në Qarkun e Korçës, të datës 01.09.2013”,-tha KQZ-ja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›