E Diel, 1 Nëntor 2026

Drogë në Kakavijë, bllokohet autoboti me 1 ton marijuanë

Presupozohej të transportonte ujë, ndalohet autoboti me 1 ton lëndë narkotike në Kakavijë. Mbrëmjen e sotme forcat e policisë kufitare të jugut të vendit kanë realizuar me sukses një operacion anti-drogë, përmes të cilit është bllokuar një autobot që transportonte rreth një ton marijuanë, ku është bërë më pas edhe sekuestrimi i sasisë së drogës.
 

Sipas policisë autoboti, i cili vinte nga Kruja dhe drejtohej nga shtetasi Olsi Berhami kishte si destinacion Greqinë dhe më pas shpërndarjen e drogës në shtete të tjera.
 

Ndërkaq efektivët e policisë kanë bërë arrestimin e Berhamit, ndërsa kanë nisur hetimet për zbulimin e pesronave të tjerë që mund të fshihen pas këtij rrjeti trafikantësh të lëndëve narkotike.
 

Pritet që në vazhdim policia kufitare të japë të tjera detaje lidhur me këtë operacion anti-drogë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›