E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amnistia, edhe të dënuarit e burgut të Burrelit në grevë

Të tjerë të burgosur i janë bashkuar grevës së urisë, të nisur pak ditë më parë në burgun e Shën Kollit, Peqinit dhe Fushë Krujës, kundër amnistisë për 100-vjetorin e pavarësisë.
 

Kështu të dënuarit e burgut të Burrelit, si dhe ata në burgun e Korçës, kanë nisur sot grevën e urisë, duke kërkuar zgjerim të amnistisë.
 

Të burgosurit, kërkojnë të rivlerësohen vendimet e gjykatave për të përfituar nga amnistia.
 

Sipas ligjit të miratuar nga Këshilli i Ministrave, 2546 persona do të përfitojnë nga dhënia e amnistisë me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›