Droge nga Lazarati drejt Greqise arrestohen 2 persona

Sonila Mesareja
Dy shtetas jane vene ne pranga nga Policia Kufitare e Kakavijes ne tentative per te kaluar 70 kg lende narkotike drejt shtetit fqinj te Greqise. Droga kishte vend origjine Lazaratin dhe destinacionin perfundimtar Greqine. Drejtoria rajonale per kufirin dhe migracionin Gjirokaster beri te ditur zyrtarisht dje se ne pranga kane rene shtetasit Aleksander Veshi 29 vjec banues ne Gjirokaster dhe Gazmend Demushi 20 vjec lindur ne Tropoje dhe banues ne Tirane student ne Universitetin Eqrem abej Gjirokaster per Anglisht vitit i pare. Po sipas te njejtave burime eshte bere shpallja ne kerkim e dy autoreve te tjere por qe per arsye hetimi nuk behet te ditur identitetet e tyre.
Operacioni
Policia e Gjirokastres ka dhene detaje te hollesishme rreth operacionit qe beri te mundur sekuestrimin e 70 kg marijuane dhe arrestimin e dy te rinjve. Mesohet se me daten 11.6.2011 rreth ores 23.00 ne vendin e quajtur Gryka e Bogazit ne nje rruge qe te con ne kufirin me shtetin grek Sherbimet e Policise Kufitare te Stacionit te Policise Kufitare Kakavije te Drejtorise Rajonale per Kufirin dhe Migracionin Gjirokaster qe kryenin sherbim ne kufirin e Gjelber kane konstatuar me anen e mjeteve logjistike moderne te vezhgimit 4 shtetas te cilet levizin ne drejtim te kufirit me shtetin grek ku transportonin disa canta te medha shpine qe dyshohej se ishin me lende narkotike. Menjehere sherbimet e Policise Kufitare jane vene ne ndjekje te tyre por ne momentin qe jane afruar jane diktuar nga ana e ketyre shtetasve te cilet kane hedhur cantat dhe jane larguar me vrap duke perfituar nga erresira. Policia Kufitare ka rrethuar zonen ku pas disa minutash ka bere te mundur kapjen e njerit prej tyre. Me pas punonjesit e Policise Kufitare kane gjetur edhe tre canta te medha shpine te te mbushura me pako ne te cilat kishte lende narkotike te dyshuar si marijuane. Grupi Hetimor konstatoi se ne te tria cantat kishte 70 pako te mbeshtjella me leter natriban ku brenda tyre kishte lende narkotike Marijuane me peshe nje kilograme secila gjithsej 70 kilograme marijuane. Policia e Gjirokastres ben te ditur se lenda narkotike eshte marre ne Lazarat dhe do te transportohej per ne shtetin Grek. Po nga krehja e zones e bere nga ana e Policise Kufitare poshte fshatit Peshkepi e Siperme ne nje punishte guroreje eshte konstatuar nje automjet tip Rover me targa AC 723 PX i mbyllur ku dyshohej se ky automjet kishte bere transportimin e lendes narkotike deri ne ate vend.
Pas organizimit u be e mundur kapja e autorit te dyte qe rezultoi te ishte edhe drejtuesi i automjetit tip Rover qe u gjet nga ana e Policise Kufitare.
Specialistet e Sektorit kunder Narkotikeve ne Drejtorine e Policise se Qarkut Gjirokaster ne bashkepunim me Policine Kufitare kane vijuar krehjen e zones dhe kane ngritur sherbime te fshehta per te bere te mundur kapjen e dy autoreve te tjere qe munden te largohen duke perfituar edhe nga erresira dhe terreni i veshtire. Te dy shtetasit qe u kapen ne vendngjarje si dhe automjeti tip Rover dhe lenda narkotike jane shoqeruar ne Drejtorine e Policise se Qarkut Gjirokaster per veprime te metejshme. Materialet i kaluan Prokurorise se Krimeve te Renda Tirane per veprime te metejshme per vepren penale Trafikim i narkotikeve veper kjo e parashikuar nga neni 283/a/2 te Kodit Penal.
Detaje
70 kg marijuane eshte sekuestruar nga Polica Kufitare e Gjirokastres ne tentative per tu trafikuar drejt Greqise
2 jane personat e arrestuar dhe dy jane personat e shpallur ne kerkim policor per sasine e droges se kapur