Gjakmarrja shtyhet ne jug ekzekutohet Asqeri Merkaj

Sonila Mesareja
Gjakmarrja zhvendoset ne jug te vendit nje 45-vjecar ekzekutohet ne Mallakaster ndersa dyshimet e para flasin per krim per motive hasmerie. Ngjarja e rende ka ndodhur mesditen e djeshme ne fshatin Pocem ku 45-vjecari Asqeri Merkaj eshte goditur per vdekje me arme zjarri cifte nga Lefter Malaj. Policia e njoftuar per ngjarjen ka shkuar menjehere ne vendngjarje ku i eshte dashur vetem nje ore te vere ne pranga autorin e dyshuar te ketij krimi te rende. Nga hetimet e para ka rezultuar se shkak i vrasjes ka qene hasmeria mes dy familjeve e cila eshte menduar nga 43-vjecari Malaj te zgjidhet me vetegjyqesi. Dy vjet me pare vellai i viktimes Asqeri Malaj ka vrare babane e autorit te dyshuar te krimit te djeshem Aliko Malaj. Autori i dyshuar sipas burimeve te policise lokale eshte duke u marre ne pyetje. Edhe pse nuk eshte zbardhur ende ngjarja motivet e hasmerise dyshohet te jene shkaku i vrasjes.
Krimi
Mesditen e djeshme rreth ores 1500 eshte ekzekutuar me arme gjahu 45-vjecari Asqeri Merkaj banor i fshatit Pocem te Mallakastres. Brenda nje kohe te shkurter eshte identifikuar dhe vene ne pranga autori i dyshuar i ketij krimi shtetasi Lefter Malaj 43 vjec edhe ky i fundit banor i fshatit Pocem. Policia e njoftuar per ngjarjen ka mberritur menjehere dhe pas disa kerkimesh brenda nje ore nga ndodhja e ngjarjes i ka vene prangat autorit te dyshuar. Behet fjale per shtetasin Lefter Malaj i cili dyshohet se kete krim e ka kryer per motive hasmerie. Nga marrja ne pyetje e familjareve te viktimes por edhe nga te dhenat qe dispononte policia per ngjarjen e ndodhur dy vjet me pare u ngriten dyshimet per autorin i cili u arrestua 1 ore pas ngjarjes. Policia ka marre ne pyetje autorin e dyshuar dhe po zbardh dinamiken e ngjarjes dhe motivin zyrtar te ketij krimi. Paraprakisht nisur edhe nga krimi i ndodhur me pare ne familjen Malaj dyshohet se vrasja ka ndodhur per motive hasmerie.
Motivi
Dy vjet me pare ne fshatin Pocem te Mallakastres eshte ekzekutuar per nje truall 60-vjecari Aliko Malaj i cili u qellua me arme zjarri nga bashkefshatari i tij Perparim Merkaj. Ngjarja e rende ndodhi ashtu si dhe dje ne oret e mesdites ndersa u arrestua brenda nje kohe te shkurter autori Perparim Merkaj. Nga te dhenat e dy vjeteve me pare behet e ditur se Malaj dhe Merkaj kane qene ne qender te fshatit kur jane ndodhur ne kete debat i cili ka qene fatal per me te vjetrin. Debati mes dy fqinjeve ka ndodhur per ngritjen e nje godine nga 60-vjecari por nga Merkaj pretendohej se ndertimi i cenonte pronen qe kishte me dokumentacion te rregullt. Te njejten gje mesohet te kete pretenduar dhe viktima i cili vetem disa caste perpara ngjarjes tregonte se posedonte gjithe dokumentet per kete pjese toke. Me pas debati eshte ndezur edhe me shume kur ata kane filluar te fyejne njeri-tjetrin me fjale te renda. Ka qene pikerisht ky moment kur 36-vjecari Merkaj ka nxjerre nga brezi i pantallonave nje pistolete dhe me te ka qelluar drejt Malajt.