E Shtunë, 31 Tetor 2026

Droge per shitje, 4 ne pranga

Artan Cena

TIRANE - Kater persona me rreth 2 kilograme lende narkotike, e cila dyshohet te jete e llojit heroine dhe 4 kilograme perzieres, u kapen nga Policia e Qarkut te Lezhes, gjate nje operacioni te koduar "Pirro". Operacioni eshte bere gjate oreve te para te dites se djeshme ne vendin e quajtur Ishull-Shengjin, ne Lezhe. Burimet zyrtare nga Policia e Shtetit thane se jane vene ne pranga: Pellumb Jakupi 51 vjec, lindur dhe banues ne Fier, Angjelin Ujka 51 vjec, lindur dhe banues ne Shkoder, Agim Kashari 48 vjec, lindur ne Patos dhe banues ne Koplik si dhe Arbri Jakupi 24 vjec, lindur dhe banues ne Fier.

Ndalimi i tyre eshte bere rreth ores 11:45 minuta, teksa ata ishin duke udhetuar ne automjetin tip "Mercedez Benz", me targa MA 2171 B, ne vendin e quajtur fshati Ishull- Shengjin, ne afersi te rotondos. Lenda narkotike, prej 2 kilogramesh e dyshuar si heroine dhe nje sasi prej 4 kilograme pluhur, perzieres i lendes narkotike jane gjetur ne bagazhin e automjetit. Por atyre vec droges, iu eshte gjetur dhe nje arme, pistolete e llojit "Berete", qe ishte me silenciator.

Ata ishin vene nen hetim prej disa kohesh, por gjate dites se djeshme policia beri te mundur kapjen e tyre ne flagrance, me lenden narkotike. Nga hetimet dyshohet se, droga ka hyre nga Mali i Zi, ne vendin tone dhe po shkonte ne drejtim te kryeqytetit. Policia tha se, te arrestuarit jane pjese e nje rrjeti qe po hetohej prej kohesh, te cilet e merrnin drogen ne Shkoder dhe me pas e shisnin ne Tirane por dhe ne qytetet e tjera te medha, si Durres, Fier, Elbasan, etj. Burimet zyrtare te policise thane se, ndaj tyre eshte ngritur akuza e "trafikimit te lendeve narkotike".

Hetimet jane duke u bere nga Prokuroria e Krimeve te Renda. Burimet zyrtare te policise thane se, dosja ne ngarkim te kater personave te arrestuar, eshte administruar nga Prokuroria e Krimeve ne Tirane. Nderkaq qe policia ka sekuestruar si prova, 2 kilograme heroine, 4 kilogram perzieres, nje pistolete me silenciator tip "Berete", 8 fisheke dhe 7 aparate celulare.

3 persona

Jane vene ne pranga mengjesin e djeshem gjate nje operacioni te koduar "Pirro", ne vendin e quajtur Ishull-Shengjin, ne Lezhe. Ata jane arrestuar pasi ne makinen e tyre, gjendej nje sasi prej 2 kilogramesh heroine.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›