E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burgim te perjetshem vrasesit te dyfishte

Lezhe- Ekzekutimi i nje nene e birit te saj ne oborrin e shtepise se tij, per nje dele te humbur i kushton burgimin perjete. Gjykata e Shkalles se Pare ne Lezhe, ka denuar diten e djeshme pas pretences se prokurorise, Pashk Ndrecen 48 vjec. Ai eshte akuzuar per vrasjen e 47 vjecares Mrika Matrezi dhe djalit te saj, 20 vjecarit Nikolin Matrezi, me 16 korrik te vitit 2008. Sipas prokurorit Gjergj Rudi, ngjarja e ndodhur ne fshatin Gryka e Zeze te komunes Kolsh te Lezhes, ka per autor Ndrecen. Ai kerkoi per vepren penale te "vrasjes ne rrethana cilesuese" burgim te perjetshem dhe 2 vjet per "armembajtje pa leje". Ne bashkim te denimeve, trupi gjykues ka miratuar kerkesen e akuzes dhe gjyqtari Dede Deda ka dhene vendimin burgim perjete, mase qe do te shlyhet ne Burgun e Shenkollit.

Vrasja

Ngjarja ka ndodhur me 16 korrik te vitit 2008, ne oren 21:00. Policia u njoftua per vrasjen e Nikolin Matrezit 20 vjec dhe Mrika Matrezit 47 vjece, trupat e te cileve u gjeten ne oborrin e shtepise se Pashk Ndreces. Sipas hetimit te kryer, nene e bir kishin shkuar tek banesa e fqinjit te tyre, duke kerkuar ta takonin, pasi u kishte humbur nje dele. Takimi ka kaluar me debate te ashpra e akuza te ndersjelleta, derisa Pashk Ndreca ka hyre me pas ne shtepi ku ka marre automatikun, duke qelluar mbi Nikolin dhe Mrika Matrizin. Pas krimit te kryer, 48-vjecari eshte vetedorezuar ne polici, ndersa eshte shprehur, se ne momentin e krimit ndodhej se bashku me te birin dhe se Mrika, i kishte hedhur nje granate ne oborrin e shtepise. "Fatmiresisht granata nuk shpertheu dhe ne momente gjaknxehtesie une mora armen duke qelluar mbi ta, per te shpetuar familjen", eshte mbrojtur Ndreca ne fjalen e tij. Por prokuroria deklaroi se ne oborrin e shtepise nuk ishte gjetur asnje granate. Gjykata nuk mori parasysh deshmine e 48-vjecarit, qe deklaroi se ishte vetembrojtur. Pavaresisht vetedorezimit, trupi gjykues ka dhene burgim te perjetshem.

Gjakmarrja

Dy familjet Ndreza e Matrizi, qe prej momentit te vrasjes se dyfishte, jane ne konflikt te hapur mes tyre. Familjaret e Pashk Ndreces ndodhen te ngujuar. Ndersa pese vajzat e lena jetime nga nena e tyre, Mrika Matrizi, jetojne te vetme ne fshatin Gryke e Zeze ne Lezhe, pasi edhe babai i tyre eshte ne burg, i denuar per vrasje. Dy familjet nuk jane shume larg njera-tjetres. Askush nuk ka guxuar te nderhyje per t'i pajtuar, pasi familja Matrizi nuk e fal kollaj gjakun e dy te afermve, njeri prej te cileve edhe djale i vetem. Pese vajzat jetime jetojne te vetmuara dhe pa asnje ndihme, nga ana e organeve shteterore.

Ardian Bushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›