E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan/ Bllokohet pika e lojerave te fatit

Vazhdon bllokimi i lotarive dhe lojerave te fatit ne Elbasan. Gjate nje kontrolli te ushtruar nga ana e specialisteve te krimit ekonomiko- financiar, ne bashkepunim me specialistet e drejtorise se Tatim-Taksave, ne lagjen "28 Nentori", u konstatua se ne nje nga lokalet e kesaj lagjeje kryhej aktivitet i paligjshem i lojerave te fatit. Burime zyrtare nga policia bejne te ditur se jane bllokuar 8 pajisje lojera fati kompjuterike ne gjendje pune dhe nje kompjuter loto-sporti. Te gjitha materialet jane bllokuar ne cilesine e proves materiale dhe ndaj Eduard O., i cili e kishte marre me qira lokalin, ka filluar procedimi penal per "organizimin e paligjshem te lotarive".

F. S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›