Dronët “Bayraktar” së shpejti pjesë e FA, Rama ndan pamjet: Teknologjia më e lartë e fluturimeve

Shqipëria do të pajiset së shpejti me dronët “Bayraktar”. Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndarë pamje të dronëve që pritet të bëhen pjesë e Forcave tona të Armatosura.
Kjo është teknologjia më e lartë, dhe siç bën me dije Rama, “Bayraktarët” do të përdoren për misione ushtarake, policore dhe civile.
“Kjo është pamja e dronëve “Bayraktar” që shumë shpejt do të bëhen pjesë e Forcave tona të Armatosura, teknologjia më e lartë e fluturimeve që përdoren për misione ushtarake, policore dhe civile.
Kompletimi i Shqipërisë me flotën e këtyre dronëve përbën rëndësi të veçantë në funksion të sigurisë sonë kombëtare dhe asaj të Aleancës, si respektim i detyrimeve që rrjedhin nga Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Strategjia Ushtarake dhe objektivat e Kapaciteteve të NATO-s.
Të përkushtuar për të përdorur teknologjinë më të avancuar në mbrojtjen e territorit tone”, shkruan kreu i qeverisë krahas videos së postuar në Facebook.