E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Nis asfaltimi i “Unazës veriore” në Tiranë, puna në 6 lote pritet të përfundojë në dhjetor 2024

Punimet në veprën më të rëndësishme në kryeqytet, Unazën e Madhe, po ecin me ritme më të shpejta sesa parashikimi.

Në lotin dy, i cili shtrihet kryesisht në territorin e bashkisë së Kamzës, punimet janë në fazën e shtesave të asfaltit.

Ky segment parashikohej të perfundonte në prill 2024, por ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se ai mund të hapet para afatit.

Punimet në Unazën e Madhe janë ndarë në 6 lote. Autoritetet besojnë se ato do të mbyllen plotësisht në fund të dhjetorit 2024./vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›