E Diel, 1 Nëntor 2026

Dronët ukrainas sulmojnë anijen ruse në ujërat turke, zyrtarët në Kremlin: Nese Perëndimi vazhdon t’u dërgojë F-16, konflikti do të përshkallëzohet

Dronët ukrainas sulmojnë anijen ruse në ujërat turke,

Dronët ukrainas kanë sulmuar një anije ruse ditën e mërkurë në Detin e Zi, afër brigjeve turke. Sipas medieve të huaja, anija nuk u dëmtua dhe të tre dronët që kryen sulmin u shkatërruan.

Ministria Ruse e Mbrojtjes tha se sulmi ndodhi rreth orës 5:30 të mëngjesit me orën lokale, 140 kilometra në verilindje të ngushticës së Bosforit, ku anija ruse po riparonte tubacionet e gazit “Rrjedha Turke” dhe “Rrjedha Blu”. Autoritetet ukrainase nuk kanë komentuar deklaratën e rusëve.

Ndërkohë, ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu tha se Rusia do t’i përgjigjet ashpër “veprimeve terroriste të militantëve ukrainas” në Belgorov. Më pas, ka qenë shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin që ka vlerësuar ushtrinë ukrainase, duke thënë se është një nga më të fortat në botë.

Prigozhin i kërkoi Rusisë që të mbyllte të gjithë kufijtë siç bëri me Korenë e Veriut, në mënyrë që mos ta humbasë shtetin. Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov u shpreh se çdo avion F-16 i dërguar në Ukrainë, do të ishte një “objektiv konkret” për Moskën.

Disa zyrtarë të tjerë rusë, thanë se Perëndimi do të përshkallëzojë luftën duke dërguar avionë të tjerë F-16 në Ukrainë, ngjarje e cila do shndërronte konfliktin në një “rrezik kolosal”.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›