Dropull- Energjia e dobët, Banorët: Po na digjen pajisjet, asnjë masë nga CEZ
Gjirokastër- Mungesa e energjisë elektrike dhe tensioni i dobët i saj janë shndërruar në një problem serioz për banorët e Dropullit të Gjirokastrës.
Sipas tyre energjia që vjen në këtë fshat është tejet e dobët dhe si pasojë qindra pajisje elektroshtëpiake janë dëmtuar ose djegur krejtësisht. Banorët shprehen se teksa po dëmtohen sistematikisht askush po merr masa për ankesat e tyre drejtuar CEZ-it.
Disa prej bizneseve të fshatit kanë instaluar stabilizatorë të energjisë por që sipas tyre as ato nuk po zgjidhin problemin, pasi tensioni është 155 kw, nga 200 kw që duhet të ishte normalisht.
Ndërkaq banorët ankohen se përpos kësaj ndërprejret energjisë janë kthyer në diçka të përditshme, dhe që sipas tyre është tejet problematike në këto ditë të ftohta.
Komuna e Dropollit të sipërm ka blerë me fondet e saj disa shtylla tensioni por që kanë qënë të pamjaftueshme për zgjidhjen e situatës. Ndërsa kësa komune CEZ po mbyll sytë dhe veshet përballë një gjëndje të tillë.
Shkrime të tjera me interes:
- CEZ kërkon rritje të re të cmimit të energjisë Kompania CEZ ka kerkuar nje rritje te re cmimit te enegjise elektrike,...
- Denoncim: Banorët pranë Kodrës së Diellit, 3 orë drita në 24 orë Tiranë- Një nga lagjet më të reja në Tiranë, Kodra...
- Pas ankesave të qytetarëve, METE gjobit me 500 mijë euro CEZ-in Tiranë- Kompania CEZ shpërndarje është gjobitur me 500 mijë euro...