Hetimi i 21 janarit, Ina Rama: Garda manipuloi provat, Policia e Shtetit nuk identifikoi dot autorët
Tiranë- Garda u përpoq të manipulonte të dhënat, për këtë arsye ata u pyetën menjëherë. Kështu është shprehur në një emision televiz kryeprokurorja Ina Rama lidhur me hetimin e 21 janarit. E cila ka shtuar se Policia e Shtetit pati kohë në dispozicion por nuk arriti t’i dorëzonte një përfundim të sajin prokurorisë. Ndërkaq zonja Rama shtoi se procesi i hetimit nuk u vonua, pasi ishte voluminoz, dhe se iu drejtuan FBI-së në mënyrë që ekspertiza e hetimit të mos vihej në dyshim.
Ne bëmë verifikimet më pas dhe pamë që në fakt ai nuk ishte zinxhiri komandues i Gardës. Në 21 janar konstatuam disa ngjarje që kishin të bënin me një produkt kriminal. Kishim tre viktima dhe një i plagosur rëndë e gjashtë të plagosur. Kishim edhe afro 36 punonjës policie të lënduar. Patëm pamjet filmike që u transmetuan dhe plumbat që vinin nga brenda territorit. U kqyr pjesa jashtë territorit dhe nuk u gjet asnjë gëzhojë. Kishim deklaratën e një mjeku që tha se viktimat janë goditur me puthitje. Prokurorët konstatuan ushtarë të gardës duke mbledhur gëzhoja. Pamë se megjithëse dyshimet të çonin tek Garda kishte tendencë për manipulimin e hetimit, pamë refuzimin, mbledhjen e gëzhojave dhe arsyetimi që bëmë ishte kush ka qenë nga Garda në atë territor atë ditë. Pamë planin e masave të Gardës dhe këta individë ishin nëkrye të njësive të dislokuara në kryeministri. Pamë se këta kishin marrë përsipër të menaxhonin situatën në godinën e këshillit të ministrave. Duke patur dyshimet se plumbat kishin ardhur nga garda, duke patur dyshime se procesi nisi dhe po tentohej të manipulohej pamë të arsyeshme të pyesnim dhe të ndalonim gjashtë komandantët pa ju lënë mundësi të përpunonin një strategji për deklarimet që do të bënin. Duke parë që procesi po manipulohej ne morëm në pyetje gardistët në mënyrë që të mos manipuloheshin të dhënat, të mos të kishin kohë.- tha Rama.
Sa i takon kontakteve të saj me presidentin, Topi dhe kreun socialist Rama, kryeporkurorja u përgjigj se nuk ka folur kurrë ne telefon me Edi Ramën, ndërsa bisedat me Topin kanë qënë vetëm kërkesë nga presidenti për përkushtim nga ana e Prokurorisë.
Gjatë intervistës, Ina Rama deklaroi se gjatë hetimit policia e shtetit pati kohë në dispozicion të kryente veprimet e saj por s’patën konluzione nga ana e saj.
Policia e Shtetit pati kohën në dispozicion të bënte veprimet që çmonte të arsyeshme dhe të bënte akuzat ndaj kujtdo që kishte mbledhur. Janë bërë takime periodike të grupit të hetimit në çdo të hënë në orën 10:00. Në muajin korrik policia sugjeron pezullimin e hetimeve duke analizuar gjithçka është bërë, arsyeton dhe analizon e thotë nuk arrij të identifikoj organizatorët. Këtë e ka dërguar drejtori i policisë së Tiranës në prokurori. Ne kërkuam veprime të tjera dhe deri në javën e fundit të dhjetorit në pritje të fakteve që do prezantoheshin. Nuk patëm konkluzion nga policia për këtë dhe në momentin që flasim nuk kemi as këta tre deputetë që kemi kërkuar heqjen e imunitetit.- tha Rama.
Lidhur me marrjen apo jo në pyetje të funksionarëve të PS-së, kryeprokurorja u përgjigj: Mendoj që prokurorët që kanë trajtuar çështjen nuk kanë parë elementë të veprave penale. Për deklaratat e zotit Ngjela është bërë nje referim për nxitje të dhunës dhe ajo kërkon veprime konkrete drejt individëve konkretë. Në Shqipëri ka një retorikë të ashpër dhe nëse do tërhiqeshim në hetime për këto raste të retorikësh i bie që politikën do e bënin prokurorët dhe jo politikanët.
Sa i takon ekspertizës së FBI-së, Ina Rama deklaroi se iu drejtuan atyre për një nivel më të lartë profesional dhe për çështje kredibiliteti. Pasi sipas zonjës Rama laboratori që merret me ekspertimet në Shqipëri është në varësi të Ministrisë së Brendshme. Çka mund të hidhte dyshime mbi përfundimin e ekspertizës.
Shkrime të tjera me interes:
- Hetimi i 21 janarit, Rama: Komunikimi im me Ina Ramën ka qënë vetëm publik Tiranë- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë një interviste...
- Hetimi i “21 janarit, Ina Rama: Protestuesi Faik Myrtaj u vra nga kreu i Gardës, Ndrea Prendi Tiranë- Ndrea Prendi, ish-kreu i Gardës së Republikës është autori...
- Hetimi i “21 janarit”, Rama: I padrejtë nëse nuk përfshihet Berisha dhe Basha Tiranë Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në një prononcim...