E Martë, 3 Nëntor 2026

Dropull, lokalet kthehen në ”muze etnografik”, ekspozohen mjete e vegla pune të hershme

Mungesa e muzeve etnografike të certifikuara nga instancat përkatëse, u ka dhënë mundësinë pronarëve të lokaleve për t’i kthyer ato edhe në dekor të traditës, në mënyrë që të frekuentohen më shumë nga klientët.

Një prej tyre është edhe Spiro Proko, i cili ka ndërtuar lokalin e tij në hyrje të fshatit Llongo të Dropullit të Sipërm, 10 kilometra në jug të Pikës kufitare të Kakavijës.

“Kur harron historinë, harron dhe veten se si jemi rritur dhe si duhet ta mbajmë të shkuarën. I mblodha objektet me kujdes dhe i vura me kujdes brenda lokalit tim”, tha Spiro Proko.

Nisma të ngjashme evidentohen edhe në fshatrat e tjera të kësaj njësie vendore, siç janë rastet e Poliçanit dhe Skoresë në Pogon, apo dhe ai i Dhuvjanit në Dropullin e Poshtëm.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›