Dropull, riti pagani karnavaleve godet fenomenet negative
DROPULL- Për të dhjetin vit me rradhë është organizuar në zonën minoritare të Dropullit festa e karnavaleve. Këto festime përqëndrohen në fshatin më të madh të dy komunave të minoritetit në Dervician. Në festimet e këtij viti pjesmarrja ka qenë më e madhe.
Nëpërmjet festimit të karnavaleve ngrihen në skenën e ditës ritet pagane, jo vetëm për tu argëtuar, por edhe për të goditur fenomenet negative të kohës, duke i mëshuar traditës.
Në qendër të festimit të karnavaleve të këtij viti nuk u vendosen figurat politike siç eshte bere ne vitet e tjera, por problemet sociale.
Diferencat mes një çifti në moshë dhe gjendja e vështirë ekonomike kanë qenë në qendër të festimeve të këtij viti, të frymëzuar edhe nga kriza ekonomike.
Në traditën e festimeve të karnavaleve vetëm maskat e tyre vijnë nga tregu i huaj, ndërkohe që veshjet përgatiten nga vetë banorët e zonës.
(e.m/news24/BalkanWeb)